Vatikani pranon emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 16:28 13-03-2015 Vatikani pranon emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë

Vatikani ka pranuar emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Vatikan, vendim i marë nga Ministria e Jashtme.

Pas një debati të gjatë lidhur me emërimin e Visar Zhitit si ambasador i Shqipërisë në Vatikan, ku u përfshinë krerët më të lartë të politikës dhe besimit fetar, Zhiti është emëruar si i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë.

Emërimi i Zhitit u mbështet nga kryeministri Rama por nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani. Zhiti do të mbajë vendin e të ngarkuarit me punë, që në mungesë të ambasadorit, është autoriteti më i lartë i përfaqësimit të Shqipërisë në Vatikan. Ky vendim ishte i paralajmwruar nga ministri Bushati, i cili u shpreh në muajin shkurt se shkrimtari do të mbajë një detyrë tjetër, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Meta-Hoxhaj: Të përkushtuar ndja prespektivës europiane të rajonit
Zgjedhjet vendore/ Idrizi hap lojën: Negociata me të gjithë faktorin politik »
Article Logic
Execution time: 0.01862096786499
array(1) { ["section"]=> string(79) "vatikani-pranon-emerimin-e-visar-zhitit-si-i-ngarkuar-me-pune-i-shqiperise-5810" }