Vazhdojnë dënimet për “puçin” në Turqi, gjykata jep vendimin edhe 28 ushtarakë të tjerë

Publikuar tek: rajon, më 22:38 29-11-2017 Vazhdojnë dënimet për “puçin” në Turqi, gjykata jep vendimin edhe 28 ushtarakë të tjerë

Një gjykatë turke dënoi sot me burgim të përjetshëm 28 ushtarakë të cilët i cilësoi si fajtorë sepse ishin munduar të merrnin kontrollin e një aeroporti në Stambolli gjatë përpjekies së grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016-të.

Siapas agjencisë turke të lajmeve “Dogan”, ushtarakët, mes të cilëve figurojnë tetë oficerë, u njohën si fajtorë sepse “ishin përpjekur të shkelnin rendin kushtetues”.

Ata akuzoheshin se kishin kërkuar, gjatë mbrëmjes së 15 dhe 16 korrikut 2016, të merrnin me forcën e armëve aeroportin ndërkombëtar “Sabiha Gokçen”, që ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptar. 

Që prej korrikut 2016, rreth 50 000 persona u arrestuan dhe më shumë se 140 000 të tjerë u janë shkarkuar ose pezulluar nga detyra.

Më shumë në këtë kategori: « Gjenerali vrau veten në Gjykatën e Hagës, reagon kryeministri kroat
Vrau veten se akuzohej për krime luftë, zbulohet profesioni i Slobodan Praljak para se të bëhej ushtarak »
Article Logic
Execution time: 0.01355504989624
array(1) { ["section"]=> string(91) "vazhdojne-denimet-per-pucin-ne-turqi-gjykata-jep-vendimin-edhe-28-ushtarake-te-tjere-101285" }