Vazhdojnë sulmet ndaj Imam Elvis Naçit, shpërthen këngëtarja e njohur shqiptare: Më zhgënjeve, ktheve gruan në skllave seksi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:17 29-09-2017 Vazhdojnë sulmet ndaj Imam Elvis Naçit, shpërthen këngëtarja e njohur shqiptare: Më zhgënjeve, ktheve gruan në skllave seksi

Video-ja e Imam Elvis Naçit, i cili flet për tradhëtinë bashëkshortore mori komente të shumta. Gazetarja Fatma Haxhialiu ishte e para që reagoi mjaft ashpër ndaj Imamit.

 

Ndërkohë, një tjetër reagim ka ardhur edhe nga këngëtarja Barbana Dini, e cila shprehet mjaft e zgjënjyer nga fjalët e Imamit. Përmes një postimi në Instagram këngëtarja shprehet se Imami po përpiqet të bëhet avokati i meshkujve që tradhëtojnë.

Postimi i plotë

'Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër perveçse një avokat i meshkujve që tradhëtojnë! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po perpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat në fajtorë. Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin.

 Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ky tip femre që duhet t’i “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretëtirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk ekziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçkë gabi. Meqenëse, me sa kam parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd në rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram, do dëshiroja që dhe interpretimet e tua t’i përshtateshin nivelit të kohës.

visi-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02095890045166
array(1) { ["section"]=> string(127) "vazhdojne-sulmet-ndaj-imam-elvis-nacit-shperthen-kengetarja-e-njohur-shqiptare-me-zhgenjeve-ktheve-gruan-ne-skllave-seksi-94105" }