Vazhdon armiqësia Stresi-Noizy, reperat asnjë bashkëpunim së bashku

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:24 29-04-2015 Vazhdon armiqësia Stresi-Noizy, reperat asnjë bashkëpunim së bashku

Ato janë dy reperat më me emër në Shqipëri dhe kjo ndoshta ka bërë që ndarja e tyre dhe e fansave në dy kampe kundërshtare të vazhdojë akoma pas armiqësisë që kanë pasur. Arkimed Lushaj ose artsiti Stresi dhe Rigels Rajku ose artisti me emrin e skenës Noizy nuk do të kenë asnjë bashkëpunim muzikor midis tyre dhe këtë e konfirmon Stresi në profilin e tij social Facebook. “Ky po që është lajm dhe fakt”, shkruan Stresi mbi një lajm të bërë publik nga mediat online. Gjatë një interviste të bërë javët e fundit me skype, këngëtari ka treguar  që ndodhet në Gjenevë, ndërsa nga fotot dhe aktivitetet e fundit në Facebook tregon që ndodhet në Prishtinë. Këngëtari është shprehur gjatë qëndrimit të tij të fshehur dhe në arrati se kolegët i ndjek nga larg dhe i vetmi që i ka qëndruar pranë është vetja e tij.

Stresi ka qenë i arratisur në drejtim të paditur që prej fundit të muajit janar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029360055923462
array(1) { ["section"]=> string(71) "vazhdon-armiqesia-stresi-noizy-reperat-asnje-bashkepunim-se-bashku-9998" }