Vazhdon batërdia në Durrës, skandalizohen mbrojtësit e kulturës: Kështu është kur qytetin e drejton një ish-fatorino

Publikuar tek: kulture-art, më 16:03 06-02-2017 Vazhdon batërdia në Durrës, skandalizohen mbrojtësit e kulturës: Kështu është kur qytetin e drejton një ish-fatorino

Një qytetërim i i tërë po shkatërrohet nga betoni e eskavatorët në Durrës. Puna e betonizimit në qytetin bregdetar të Durrësit vazhdon pavarësisht zërave të fortë që e kanë kundërshtuar projektin “VELIERA” do e shndërrojë Durrësin në një qytet pa identitet.

“Qyteti Epidamn Dyrak i ndërtuar nga Ilirët në shekujt XIII-XI para J.K., shkatërrohet me eskavator nga pasardhësit e ilirëve! Skandaloze!”, shkruan Ilda Mara, drejtoreshë ekzekutive e organizatës franko-shqiptare, ARGJIRO dhe e Revistës periodike Art & Trashëgimi.

Andi Tepelena  menaxher kulture dhe kurator, thotë se këta vandalë e kanë pak edhe burgun ndërsa shpërthen ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako: “Kështu është kur qytetin e drejton një ish- fatorino autobuzi”.

Edhe për Etleva Nallbanin, që ishte në balle të fitores për ruajtjen e trashëgimnisë së Komanit, kjo është skandaloze.

“Realisht të shqyesh një qytet antik me atë pasuri si Durrësi në atë farë feje, vështirë të mendosh se ka më keq. Plerësira pa din e iman sidomos në rangjet e "të shkolluarve" shkruan Nallbani.

ba1.jpg

ba2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vëllai i Agollit ngre në këmbë sallën: Ishte vëllai im, vëllai i të gjithëve ne. Ai kishte akoma dhe shumë për të thënë…
Çmenduria vazhdon: Zbulohen rrënojat në këmbët e Velierës në Durrës, shquhet dhe topi mesjetar »
Article Logic
Execution time: 0.10955691337585
array(1) { ["section"]=> string(120) "vazhdon-baterdia-ne-durres-skandalizohen-mbrojtesit-e-kultures-keshtu-eshte-kur-qytetin-e-drejton-nje-ish-fatorino-67892" }