Vazhdon përplasja e SHBA-së me politikën shqiptare për “luksin”, Rama replikon me Ambasadorin Lu

Publikuar tek: politike, më 22:34 30-10-2015 Vazhdon përplasja e SHBA-së me politikën shqiptare për “luksin”, Rama replikon me Ambasadorin Lu

Një ditë pas përplasjes së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me gazetaren e “Zërit të Amerikës”, Ardita Dunellari, lidhur me luksin që shfaqin politikanët shqiptare, debati është zhvendosur në Tiranë, mes kryeministrit Edi Rama dhe Ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu.

Gjatë konferencës së zhvilluar sot për qeverisjen vendore, Ambasadori Lu u ka kërkuar kryebashkiakëve shqiptarë të reflektojnë lidhur me makinat e shtrenjta që ata kanë në përdorim, apo për zyrat luksoze ku punojnë.

“Nëse keni ardhur me Mercedez, BMW apo me makina të zeza, duhet të mendoni, nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo e postës, në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni: A do të shpenzoheshin më mirë këto para për mbledhjen e plehrave, apo përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve?”, - u shpreh Lu.

Kryeministri Rama ka preferuar t’i përgjigjet diplomatit amerikan gjatë inagurimit të godinës së re të Bankës së Shqipërisë. Rama ka replikuar duke thënë se investimi i bërë në këtë godinë mund të konsiderohet luks i tepërt nga ata që shikojnë vetëm sipërfaqjen e gjërave, një përgjigje direkte kjo për ambasadorin amerikan pas kritikës së bërë prej këtij të fundit mesditën e sotme.

“Ky investim i bërë, që mbase si dhe investimet e tjera, për njerëz që janë të prirur të shikojnë vetëm sipërfaqjen e gjërave mund të konsiderohet një luks i tepërt, por, ndërkohë për sa më takon por edhe për atë çka ka nevojë ky institucion me kaq rëndësi për vendin tonë, ky investim nuk është aspak një luks i tepërt, por është një investim i bërë në kohën e duhur dhe në kohën e duhur për t’i dhënë institucionit atë që i takon”, tha Rama.

Qeveria është kritikuar fort nga qytetarët edhe për marrjen me qira të dhjetra makinave të markës “Jaguar” për zyrtarët e shtetit.

Lexo edhe: Video: Intervista e tensionuar e Metës me gazetaren e VOA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emri i vëllait të Edi Ramës, Olsit, përfshihet në tenderin e Spitallës, takoi fituesit “fantazëm”
Kryeministri Rama lajmëron nismën e re, këto janë bizneset që nuk do paguajnë asnjë taksë »
Article Logic
Execution time: 0.042272806167603
array(1) { ["section"]=> string(99) "vazhdon-perplasja-e-shba-se-me-politiken-shqiptare-per-luksin-rama-replikon-me-ambasadorin-lu-24344" }