Vdekja e foshnjes, Bregu: Nuk vdiq nga i ftohti por nga rehatia e ngrohtë e pushtetarëve

Publikuar tek: politike, më 15:04 28-12-2015 Vdekja e foshnjes, Bregu: Nuk vdiq nga i ftohti por nga rehatia e ngrohtë e pushtetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka reaguar lidhur me vdekjen e foshnjes tre muajshe nga i ftohti në periferi të Tiranës. Sipas Bregut, papërgjegjshëmria dhe rehatia e atyre që paguhen për të ofruar mbrojtje sociale të pushtetit lokal dhe qendror çuan në ngjarjen e rëndë.

“Nuk vdiq nga i ftohti foshnja 3 muajshe sot në periferi të Tiranës, por nga mungesa e një kulmi mbi kokë.

Nuk vdiq nga i ftohti, por nga papërgjegjshmëria dhe rehatia e ngrohtë e këtyre që jo vetëm paguhen për të ofruar mbrojtjen sociale, për të pushtet qëndror e lokal bashkë, por përdridhen para çdo kamera TV sa herë kanë rast!

Nuk vdiq nga i ftohti, por nga indiferenca totale e qeverisë për realitetin në të cilën jetojnë familjet e varfëra dhe rome në këtë vend si qenie të padukshme!

Nuk vdiq nga i ftohti, po se në për turpin tonë flasim për ta, dhe i harrojmë sa mbyllim derën e shtepisë tonë!

100 mijë femijë jetojnë në varfëri ekstreme në Shqipëri!

Ti Ministër i Mirëqenies Sociale, Ti i Shëndetësisë, Ti Kryetar i Bashkisë, ngrini një Shërbim Emergjent të lëvizshëm këto ditë, e shihni sa të pastrehë fëmijë e të rritur të çfarëdo moshe jetojnë në mëshirë të Zotit, rrugëve. Ngrini një Shërbim Emergjent dhe do shpëtoni më shumë se sa premtoni!

Do merrni më shumë urata se ato që për sy e faqe i bëjmë ne me shtëpi njëri tjetrit!

Kemi ndonjë emergjencë tjetër më të madhe se kjo?!”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shoqata e Transportit: Nga 1 janari nuk ka shërbim urban
Mark Frroku jep dorëheqjen nga PKD: Uroj të ketë largime të tjera në politikë »
Article Logic
Execution time: 0.018996953964233
array(1) { ["section"]=> string(92) "vdekja-e-foshnjes-bregu-nuk-vdiq-nga-i-ftohti-por-nga-rehatia-e-ngrohte-e-pushtetareve-28725" }