Vdekja e foshnjes, mjekët hedhin poshtë versionin e policisë: Fëmija ishte prerë në të gjitha anët

Publikuar tek: aktualitet, më 15:16 13-02-2018 Vdekja e foshnjes, mjekët hedhin poshtë versionin e policisë: Fëmija ishte prerë në të gjitha anët

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme nga kryeqyteti. Sipas policisë, më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Gliozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësja V.K, vjeç 40 banuese në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë por më pas foshnja vdiq në maternitet e nëna është në gjendje të rëndë.

Nga veprimet e kryera, policia thotë se, rezulton se V.K është me çrregullime mendore.  Por sakaq, mjekët e maternitetit hedhin poshtë versionin e policisë sa i takon vdekjes së foshnjes. Sipas tyre, foshnja ka shkuar i prerë në të gjitha anët dhe është. Duke iu referuar edhe faktit që nëna është me çrregullime mendore, mjekët kanë dyshimin se ka qenë pikërisht nëna ajo e cila i ka shkaktuar prerjet fëmijës së saj.

Situata është ende e paqartë ndaj në këto kushte, pritet një reagim tjetër nga ana e policisë për të sqaruar shkaqet zyrtare të vdekjes së foshnjës të cilat do të përcaktohen edhe nga ekspertiza./ newsbomb.al

Më shumë në këtë kategori: « Padia për Arta Markun, Gjykata rrëzon kërkesën e Rovena Gashit
Vendimi për Velierën, avokatja: Gjyqtarët u mbyllën 3 orë brenda, si të dashuruar... »
Article Logic
Execution time: 0.003737211227417
array(1) { ["section"]=> string(111) "vdekja-e-foshnjes-mjeket-hedhin-poshte-versionin-e-policise-femija-ishte-prere-ne-fyt-nga-te-gjitha-anet-110122" }