Vdekja e futbollistit Ekeng, FSHF mesazh ngushëllues Federatës Rumune

Publikuar tek: sport, më 16:03 07-05-2016 Vdekja e futbollistit Ekeng, FSHF mesazh ngushëllues Federatës Rumune

Federata Shqiptare e Futbollit i ka shprehur Federatës Rumune dhe nepërmjet saj edhe familjes, ngushëllimet më të thella për humbjen e futbollistit Patrik Ekeng.

"Jemi thellësisht të shokuar nga ajo që ndodhi dje në darkë në ndeshjen Dinamo e Bukureshtit-Vitorul, kur në minuten e 70-të, futbollisti Ekeng pa patur kontakt me askënd, u shtri ne fushë dhe më pas gjeti vdekjen. Nëpërmjet homologeve të Federatës Rumune, Presidenti Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit shprehin ngushëllimin më të thellë për humbjen e jetës së futbollistit Ekeng", përfundon mesazhi i ngushëllimit që Institucioni i futbollit shqiptar i dërgoi atij rumun.

Për vdekjen e futbollistit kamerunas kanë shprehur ngushëllime futbollistë nga e gjithë bota, përfshir edhe bashkëkombasin e tij Samuel Eto’o. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimi Kombëtar “Enzo Bearzot” shkon për Claudio Ranierin
Titulli i 4-t radhazi për Bayern Munich »
Article Logic
Execution time: 0.018037080764771
array(1) { ["section"]=> string(74) "vdekja-e-futbollistit-ekeng-fshf-mesazh-ngushellues-federates-rumune-39791" }