Vdekja e gruas në minierën e Bulqizës, vjen reagimi i fortë: Babëzi, prokuroria bën sehir

Publikuar tek: aktualitet, më 15:50 16-05-2018 Vdekja e gruas në minierën e Bulqizës, vjen reagimi i fortë: Babëzi, prokuroria bën sehir Foto ilustruese

Reagon Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë pas vdekjes në minierën e Bulqizës të një 50 vjeçareje.

Shpresa Rami vdiq pasi u shtyp nga një kamion teksa po mblidhte krom në minierën e vdekjes.

“Nuk kanë të sosur tragjeditë në galeritë e vdekjes në Bulqizë, ku babëzia nuk po kursen as gratë, që të detyruara nga halli punojnë në miniera, madje bashkë me fëmijët e tyre.

Shpresa Rami 50 vjeçe humbi jetën këtë të mërkurrë në një galeritë e zonës D në Bulqizë teksa po seleksionte krom. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh keqardhjen familjes Rami dhe i bën apel prokurorisë të mos bëjë sehir, por të vihet në lëvizje dhe të zbardhë këtë ngjarje.

Pak ditë më parë në të njetën galeri u rregjistrua vdekja e një minatori, këto bilance janë tragjike. Çdo javë nga një minator ndërron jetë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.

Pronarët e galerive të vdekjeve shqyhen lokalevë të bllokut me politikanë,ndërsa pronat e tyre, ku aksionerë janë edhe politikanë ,janë kthyer në tmerrin e banorëve të Bulqizës.

Babëzia po vijon të marrë jetë njerëzish në Bulqizë dhe shteti ka zgjedhur heshtjen”, thuhet në reagimin e KSSH.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruçi merr pjesë në Asamblenë e rëndësishme në Stamboll: Çelja në qershor e negociatave është e merituar
Denoncoi humbjen e shokut, arrestohet 30 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.0046310424804688
array(1) { ["section"]=> string(93) "vdekja-e-gruas-ne-minieren-e-bulqizes-vjen-reagimi-i-forte-babezi-prokuroria-ben-sehir-120975" }