Vdekja e mbesës së miliarderit shokon elitën ruse, e krahasojnë me “Lady Di” (Foto)

Publikuar tek: bota, më 17:24 27-11-2016 Vdekja e mbesës së miliarderit shokon elitën ruse, e krahasojnë me “Lady Di” (Foto)

Elita ruse e jetës së luksit dhe modës ka mbetur e shokuar pas vdekjes në një aksident rrugor në Zvicër të mbesës së miliarderit rus i cili u burgos për evazioni fiskal, akuza që nga mediat perëndimore u komentuan si të motivuara politikisht nga Vladimir Putin.

19-vjeçarja, Diana Lebedeva, humbi jetën kur BMW-ja luksoze me të cilën po udhëtonte doli jashtë kontrollit dhe u përplas në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Screasdfjkgjkgjjhjhnshot_1.jpg

Lebedeva, miqtë e së cilës e thërrisini “Lady Di”, njihej si një prej yjeve më të shndritshëm të elitës ruse që ekspozojnë pasuritë e tyre marramendëse në rrjetet sociale, raporton newsbomb.al.

Gjyshi i saj , Platon Lebedev, ishte shefi ekzekutiv i Menatep Group, aksioneri kyresor i kompanisë së naftës të Mikhail Khodorkovsky-t.

Screasfw4tdfghjjjshot_1.jpg

Gjyshi i saj, Platon Lebedev (djathtas), i burgosur për evazion fiskal dhe mashtrim

Ai kreu 11 vite burg për evasion fiskal dhe mashtrim kur kompania e Khodorkovsky-t u përplas me qeverinë ruse në fillim të viteve 2000. Akuzat u komentuan nga mediat perëndimore sit ë motivuara politikisht, shkruan newsbomb.al.

Ambasada ruse në Zvicër konfirmoi se Lebedeva ishte një nga dy vviktimat që po udhëtonin me BMWX6 kur makina humbi kontrollin në një urë dhe u rëzua në liqenin e fshatit Castagnola. /Newsbomb.al.

Screasd3gftdfgdfghenshot_1.jpg

asdf466rethdfgd.jpg

Makina u nxorr nga liqeni pak çaste pas aksidentit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022548913955688
array(1) { ["section"]=> string(84) "vdekja-e-mbeses-se-miliarderit-shokon-eliten-ruse-e-krahasojne-me-lady-di-foto-60851" }