Vdekja e trajnerit Konçi, vlerësohet figura e tij dhe nga kreu i FRD, Topi

Publikuar tek: sport, më 17:12 20-01-2015 Vdekja e trajnerit Konçi, vlerësohet figura e tij dhe nga kreu i FRD, Topi

Vdekja nga një sëmundje e rëndë, e trajnerit që drejtoi për herë tëparë në një fushatë eliminatore, kombëtaren shqiptare të futbollit, ka ngjallur reagimin dhe vlerësimin e shumë personaliteteve mes të cilëve, dhe ish presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Si një njohës i mirë i futbollit, kreu i FRD, rezervoi elozhe për figurën e prof. dr Konçit.

“Në historinë e sportit shqiptar disa personalitete kanë lënë gjurmë të thella, për të cilat shoqëria ndjehet krenare dhe ju detyrohet vazhdimisht respekt. I nderuari Zyber Konçi, ish drejtues i Kombëtares shqiptare, ishte një prej tyre”.

“Ai do të kujtohet me nderim dhe mirënjohje për të gjithë kontributin që i dha vendit në fushën e zhvillimeve të sportit në përgjithësi, dhe futbollit në veçanti. Në këtë ditë të trishtë të largimit nga jeta, shpreh respektin dhe nderimin më të thellë për familjen Konçi! U prehtë në paqe!” shkruan në profiling e tij në rrjetin social Facebook, ish presidenti Bamir Topi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA, presion Federates Ruse të Futbollit të paguajë trajnerin Fabio Capello
Ronaldo e harron shpejt Irinën, zëvendësuesja quhet Lucia »
Article Logic
Execution time: 0.023344993591309
array(1) { ["section"]=> string(77) "vdekja-e-trajnerit-konci-vleresohet-figura-e-tij-dhe-nga-kreu-i-frd-topi-1050" }