Vdekjet e 10 foshnjave, mjeku i maternitetit "Koço Gliozheni" i përgjigjet deputeti të PD: Ju doktor i madh çfarë do i bënit një polianomalie?

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 12-01-2018 Vdekjet e 10 foshnjave, mjeku i maternitetit

Ditën e djeshme deputeti i PD Bardh Spahia dha alarmin për vdekjen e 10 foshnjave në maternitetin “Koço Gliozheni” duke alarmuar gjithkënd për kushtet e vështira sipas tij në këtë maternitet.

Spahia tha se mungojnë inkubatorët dhe postet për oksigjenimin e fëmijëve por i menjëhershëm është reagimi i një prej mjekëve në pavionin e Neonatologjisë te “Koço Gliozheni”. Mjeku Agron Delilaj i kërkon deputetit mos përhapë panik ndërsa jep sqarime edhe për vdekjen e foshnjave.

“Zoti Spahija përpara se të përhapni panik të pakuptimtë te popullata për përfitime të ulëa, në radhë të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek që te ju e vë në dyshim se jeni.Ju doktor i madh çfarë do t’i bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barre gemelare me transfuzion feto-fetal, një barre gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi.

Doktor, një këshillë si koleg, bëhu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombetare”, shkruan mjeku Delilaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkarkohet drejtoresha sexy e burgut të grave në Tiranë, kush është gazetarja që e zëvendëson (EMRI-FOTO)
Raporti për sigurinë ushqimore, reagon ish-ministri i Bujësisë: Është i rremë, laboratori nuk është i akredituar »
Article Logic
Execution time: 0.01657509803772
array(1) { ["section"]=> string(144) "vdekjet-e-10-foshnjave-mjeku-i-maternitetit-koco-gliozheni-i-pergjigjet-deputeti-te-pd-ju-doktor-i-madh-cfare-do-i-benit-nje-polianomalie-106314" }