Vdes Aldison Belulaj, u vetëplagos një javë më parë pasi vrau Ariela Muratin

Publikuar tek: barometri, më 08:18 29-01-2018 Vdes Aldison Belulaj, u vetëplagos një javë më parë pasi vrau Ariela Muratin

Ka ndërruar jetë një javë pasi u vetëplagos me armë zjarri, Aldison Belulaj.

23-vjeçari nga Fieri plagosi veten me armë zjarri pasi qëlloi për vdekje studenten 21-vjeçare Ariela Murataj.

Ngjarja e 21 janarit që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pas një debati mes Aldisonit dhe Arielës, pasi kjo e fundit refuzoi të lidhej me të. Rreth një javë para ngjarjes së rëndë, ai kishte shkuar në shtëpinë e 21-vjeçares për t'i kërkuar dorën por ishte refuzuar.

Aldison Belulaj pësoi dëmtim të rëndë në tru, pasi qëlloi veten me një plumb në kokë. Ai u transportua në spitalin e Traumës ku qëndroi për një javë në gjendje kome. Pavarësisht përpjekjes, mjekët nuk kanë mundur t'i shpëtojnë jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031670808792114
array(1) { ["section"]=> string(82) "vdes-aldison-belulaj-u-veteplagos-nje-jave-me-pare-pasi-vrau-ariela-muratin-108292" }