Vdes GRUAJA e PIRRO DHIMËS, humb betejën me sëmundjen (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:36 14-06-2018 Vdes GRUAJA e PIRRO DHIMËS, humb betejën me sëmundjen (DETAJE) Pirro Dhima dhe bashkeshortja e tij

Ndërroi jetë këtë mëngjes bashkëshortja e Pirro Dhimës, sportistit nga Himara që i dha Greqisë 3 medalje të arta olimpike.

Anastasia humbi betejën me një sëmundje të rëndë që iu shfaq në vitin 2016. Pirros Dhima dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, kanë katër fëmijë.

Njoftimin për humbjen tragjike e ka bërë Federata Greke e Peshëngritjes duke i shprehur ngushëllimet sportistit i cili më herët kishte folur për betejën e bashkëshortes së tij të diagnostikuar me tumor në kokë, dy vjet më parë.

Në një intervistë për mediat greke, kur e pyetën se pse u tërhoq nga politika pas përfshirjes në partinë e Pasokut, Pirro Dhima rrëfeu: "Zgjedhja lidhet me Anastasian. Unë nuk u largova nga politika, sepse nuk më pëlqeu apo pashë ndonjë të keqe, por për arsye personale. Unë nuk mund të largohesha nga Anastasia, fëmijët. Ne e kemi shumë të vështirë. Po jetojmë dashurinë...", tha Pirro Dhima asokohe duke tronditur gjithë Greqinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I riu terrorizon qytetin me armë, iu gjet dhe kokainë
“VODAFONE CONNECTED”, HAPI I PARË DREJT TË ARDHMES EMOCIONUESE »
Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812
array(1) { ["section"]=> string(66) "vdes-gruaja-e-pirro-dhimes-humb-betejen-me-semundjen-detaje-124370" }