Vdes ish-presidenti argjentinas, u bë i njohur në 2001 pas ikjes me helikopter nga pallati presidencial për shkak të protestave

Publikuar tek: bota, më 17:23 09-07-2019 Vdes ish-presidenti argjentinas, u bë i njohur në 2001 pas ikjes me helikopter nga pallati presidencial për shkak të protestave

Fernando de la Rua, ish president i Argjentinës që e përfundoi mandatin presidencial pasi fluturoi me helicopter nga selia presidenciale për shkak të protestave, vdiq në Buenos Aires në spital të martën në mëngjes, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Telam.

81 vjecari ishte shtruar në spital të hënën pas një ataku kardiak shumë të fortë.

Ai merrte trajtim mjeksor prej disa muajsh pasi u shtrua për herë të parë në spital në janar të këtij viti.

Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri konfirmoi vdekjen e De la Rua në Twitter, duke shprehur keqardhjen për familjen e politikanit.

Presidenca e shkurtër e de La Ruas është e njohur për përfundimin dramatik. Në 2001 ai iku nga pallati presidencial me helikopter, pasi shërbeu vetëm dy nga 4 vjetet që duhet të rrinte në detyrë, në mes të protestave të dhunshme dhe kaosit ekonomik shkaktuar në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03157901763916
array(1) { ["section"]=> string(133) "vdes-ish-presidenti-argjentinas-u-be-i-njohur-ne-2001-pas-ikjes-me-helikopter-nga-pallati-presidencial-per-shkak-te-protestave-171660" }