Vdes krijuesi i lojës së famshme Pac-Man dhe themelues i “Namco”

Publikuar tek: bota, më 17:37 30-01-2017 Vdes krijuesi i lojës së famshme Pac-Man dhe themelues i “Namco”

Masaya Nakamura, themeluesi i kompanisë së famshme të video-lojërave japoneze, “Namco”, është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare.

Sipas mediave japoneze Nakamura ndërroi jetë në 22 janar por kompania konfirmoi sot lajmin duke mos komentuar shkaqet apor rrethanat e vdekjes.

Scsdfw34fqw4tdfhhot_1.jpg

Pasi u diplomua në universitetin e teknologjisë në Yokohama, Nakamura themeloi në vitin 1955 kompaninë Namco duke prodhuar lojëra të ndryshme mekanike.

Video loja e parë e Namco ishte Bee-Gee në 1978, më pas Galaxy në 1979, loja që revolucionarizoi industrinë pasi ishte e para me ngjyrat RGB.

Por Namco arriti kulmin me lojnë e famshme Pac-Man në vitin 1980. /Newsbomb.al

Video-Game-Designer-Masaya-Nakamura-Posing-with-His-Creations.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024341106414795
array(1) { ["section"]=> string(69) "vdes-krijuesi-i-lojes-se-famshme-pac-man-dhe-themeluesi-i-namco-67140" }