Vdes Marco Pannella, lideri historik i radikalëve italianë

Publikuar tek: bota, më 19:27 19-05-2016 Vdes Marco Pannella, lideri historik i radikalëve italianë

Vdes Marco Pannella, lideri radikal, protagonist i luftës për të drejtat e njeriut në historinë e Italisë, pasi ishte shtruar në spital për shkak të tumorit.

Pennella prej vitesh luftonte kundër dy tumoresh. Në ditët e fundit funksionet e tij jetësore ishin përkeqësuar. Vdekja e tij u shpall drejtpërdrejtë nga “Radio Radicale” që kishte dhënë gjithashtu dje njoftimin për shtrimin në spital. Lideri historik i radikalëve ishte 86 vjeç.

Kreytar partie, guru, mbrojtës i emigrantëve, kundërshtar i pushtetit të partive dhe drejtimeve politike, flamurtar i të drejtave individuale dhe shpikës i mosbindjes civile. Pannella ishte gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera. Një njeri i aftë që të tërheqë tek radikalët kontestuesit e rinj të viteve ’70 dhe, 20 vite më vonë, të bëjë aleancë me Berlusconin. Por askush nuk tha se është një renegat. Për atë ishte e rëndësishme të bënte që idetë e tij të fitonin.

Sigurisht që nuk ishte një politikan konvencional, të arrestohesh sepse ke pirë “bar” në publik (1975) nuk është diçka që e bëjnë të gjithë.

“Një lider i madhë politik, lideri radikal që ka shënuar historinë e këtij vendi me beteja shpesh kontroverse por gjithnjë të guximshme dhe haptazi. I bëj homazhe në emër të qeverisë historisë së këtij luftëtari dhe luani të Lirisë”, reagoi menjëherë kreyministri italian, Matteo Renzi, pas vdekjes së tij.

“Të paktë janë ata që kanë promovuar dhe mbrojtur laicitetin, të drejtat civile dhe Evropën sikurse ka bërë Marco Pannella. Përshëndes një politikan të madh dhe një proevropian”, shkruan në “Twitter” dhe në gjitha italiane, presidenti i Parlamentit Evropian, gjermani Martin Schulz.

Ndërsa Emma Bonino, ish-komisionere evropiane dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme, shumë e afërt me Pannella-n, thotë në “Radio Radicale” se “do t’i mungojë të gjithëve, mendoj edhe kundërshtarëve të tij, Marco Pannella shumë i dashur por pak i vlerësuar për meritat e tij në këtë vend që i detyrohet shumë. Mendoj se tani shumë duhet të reflektojnë, tani që nuk është më në jetë, mbi meritat e tij dhe praninë e tij në historinë e këtij vendi”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044169902801514
array(1) { ["section"]=> string(63) "vdes-marco-pannella-lideri-historik-i-radikaleve-italiane-40934" }