Vdes në komisariat 27-vjeçari, Prokuroria nis hetimin, sekuestron kamerat e dhomave të sigurisë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:12 17-05-2018 Vdes në komisariat 27-vjeçari, Prokuroria nis hetimin, sekuestron kamerat e dhomave të sigurisë Komisariati Korce

Pas lajmit për vdekjen e 27 vjeçarit, Enea Fito, në komisariatin e Korçës, Prokuroria sekuestron kamerat e dhomave të sigurisë.

Gjatë hetimit për zbardhjen e kësaj çështje, janë marrë në pyetje edhe policët të cilët ishin në detyrë gjatë ,mbrëmjes së djeshme. 

Ekspertiza mjeko-ligjore e 27-vjeçarit do të kryhet nga dy ekspertë, një i pavaruar dhe një i mjekësisë ligjore

Viktima Enea Ftoi, prej tre ditësh ndodhej në paraburgimin e Korçës pasi ishte ndaluar për vjedhje.  

Familjarë kanë kërkuar t'i bëhet ekspertiza pasi sipas tyre, djali është dhunuar në burg. Ata bëjnë me dije se kishin folur një ditë më parë me Enean dhe sipas tyre ai dukej i qetë. 

Policia thotë se nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019675970077515
array(1) { ["section"]=> string(100) "vdes-ne-komisariat-27-vjecari-prokuroria-nis-hetimin-sekuestron-kamerat-e-dhomave-te-sigurise-121104" }