Vdes presidenti i Uzbekistanit, pëson hemoragji në tru

Publikuar tek: bota, më 14:53 02-09-2016 Vdes presidenti i Uzbekistanit, pëson hemoragji në tru

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, ka vdekur. Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga qeveria uzbeke.

Presidenti 78 vjeçar është dërguar në spital javën e kaluar pasi pësoi një hemorragji në tru. Megjithatë, qeveria e Uzbekistanit ka lajmëruar vetëm se presidenti është i sëmurë rëndë.

Ndërkohë, kryeministri turk Binali Yildirim tha sot në një takim televiziv se Karimov kishte vdekur.

"Presidenti Uzbek Islam Karimov ka vdekur. Zoti pastë mëshirë për të! Si Republika Turke, ne po ndajmë dhimbjen dhe hidhërimin me popullin uzbek" – thotë ai në transmetim të drejtpërdrejtë.

Karimov ka qeverisur Uzbekistanin në mënyrë autoritare që nga viti 1989.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11523199081421
array(1) { ["section"]=> string(59) "vdes-presidenti-i-uzbekistanit-peson-hemoragji-ne-tru-51666" }