Vdes TRAGJIKISHT gruaja në minierën e Bulqizës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 16-05-2018 Vdes TRAGJIKISHT gruaja në minierën e Bulqizës (EMRI) Foto ilustruese

Aksident me vdekje në minierën e Bulqizës. Viktima është Shpresa Rami, 50 vjeçe, e cila u shtyp nga kamioni teksa po mblidhte krom.

Ngjarja ka ndodhur në zonën D të minierës së Bulqizës. Menjëherë policia dhe grupi i hetimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Tre ditë më parë një tjetër minator humbi jetën në këtë minierë e cila cilësohet si miniera e vdekjes. 8 punëtorë të vdekur, është bilanci i këtij viti nga kjo minierë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D,  të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda.

Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0044350624084473
array(1) { ["section"]=> string(58) "vdes-tragjikisht-gruaja-ne-minieren-e-bulqizes-emri-120971" }