Vdiq në komisariatin e Korçës, dalin DETAJE nga ekspertiza për Enea Ftoin: Kishte shenja në…

Publikuar tek: aktualitet, më 20:37 17-05-2018 Vdiq në komisariatin e Korçës, dalin DETAJE nga ekspertiza për Enea Ftoin: Kishte shenja në…

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Korçës, teksa një 27 vjeçar ka ndëruar jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës, ndërsa ishte arrestuar tre ditë më parë për vjedhje me dhunë.

Viktima është Enea Ftoi 27-vjeç, mësohet dhe është babai i tre fëmijëve. Ai u arrestua pasi vodhi me dhune varësen e floririt të një qytetareje. Familjarët e 27-vjeçarit kanë kërkuar kryerjen e eksperitëz pasi sipas tyre djali është dhunuar në ambientet e komisariatit.

E sakaq, ka përfunduar ekspertiza mjeko ligjore për 27 vjeçarin, ku në trupin e tij janë konstatuar shenja dhuna, kryesisht në krahë dhe shpatull. Ndërkohë familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë nga morgue i qytetit.

Përgjigjet e detajuara të ekspertizës priten të dalin pas 3 javësh. Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet duke sekuestruar kamerat e dhomave të sigurisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023561000823975
array(1) { ["section"]=> string(96) "vdiq-ne-komisariatin-e-korces-dalin-detaje-nga-ekspertiza-per-enea-ftoin-kishte-shenja-ne-121149" }