'Vdiqën përpara rënies në lumë', Jashari sqaron për së dyti autopsinë e policëve të aksidentuar

Publikuar tek: rajon, më 15:48 16-05-2018 'Vdiqën përpara rënies në lumë', Jashari sqaron për së dyti autopsinë e policëve të aksidentuar Gjatë operancionit në lumin Lepenc

Pas daljes së autopsisë për vdekjen aksidentale të dy policëve në lumin Lepenc të Kosovës, kryeprokurori Shukri Jashari ka sqaruar edhe njëherë përgjigjet përfundimtare.

Një ditë më parë Jashari tha se Armend Trena dhe Malësor Dashi kanë ndërruar jetë përpara rënies në lumë, ndërsa e cilësoi rastin si vetëaksidentim, por sot e ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij.

Sipas Jasharit, Dashi dhe Trena kanë humbur jetën gjatë rrokullisjeve të makinës, ndërkohë që mjeti nuk kishte shfaqur asnjë problem teknik. Kjo ishte përgjigja përfundimtare e autopsisë.

Dy policët humbën jetën mbrëmjen e 28 prillit, kur makina e tyre e shërbimit ra nga ura duke përfunduar në rrjedhën e lumit Lepenc.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Dua të mësoj shqip”, Vuçiç bën deklaratën e pazakontë
Ky qytet shqiptar ka hequr të gjitha pijet alkoolike nga menuja »
Article Logic
Execution time: 0.022775173187256
array(1) { ["section"]=> string(99) "vdiqen-perpara-renies-ne-lume-jashari-sqaron-per-se-dyti-autopsine-e-policeve-te-aksidentuar-120974" }