Veliaj: Akuza e Prokurorisë shumë e rëndë, po bëjmë gati dosjet për 17 leje ndërtimi

Publikuar tek: politike, më 15:41 12-08-2015 Veliaj: Akuza e Prokurorisë shumë e rëndë, po bëjmë gati dosjet për 17 leje ndërtimi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka konfirmuar sot gjatë një vizite te zona e “Pazarit të Ri” kërkesën e Prokurorisë për të hetuar rreth 70 leje ndërtimi të dhëna nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha.

Veliaj tha se akuza e Prokurorisë është shumë e rëndë dhe se ai i ka bërë thirrje stafit të bashkisë që të bashkëpunojë me Prokurorinë duke përgatitur dosjet e 17 lejeve të ndërtimit që janë kërkuar të hetohen nga Prokuroria.

“Një akuzë shumë e rëndë. Rreth 70 leje ndërtimi që janë dhënë nga Lulzim Basha. I kam kërkuar stafit të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe stafi i bashkisë po përgatit dosjet për 17 lejet e ndërtimit që janë kërkuar të hetojë Porkuroria”, ka thënë Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se kjo është një mënyrë për të vendosur një standart të ri në Bashki që ka munguar prej shumë kohësh. Veliaj akuzoi Lulzim Bashën për mungesën e bashkëpunimit me Prokurorinë dhe premtoi se bashkia tashmë do të jetë transparente.

Gjatë prezantimit të dy administratorëve të rinj, Veliaj tha se tregu i "Pazarit të Ri" do të rikonstruktohet për tu bërë i aksesueshëm edhe gjatë pasditeve, kohë kur ky treg nuk është funksional.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “DITA”-Rama, si u ‘’urryen’’ dhe u ‘’dashuruan’’ brenda 3 ditësh
Kastriot Islami ironizon Ramën: Pushime në Dhërmi por e ndjek fantazma e Lalzit »
Article Logic
Execution time: 0.026385068893433
array(1) { ["section"]=> string(88) "veliaj-akuza-e-prokurorise-shume-e-rende-po-bejme-gati-dosjet-per-17-leje-ndertimi-18254" }