Veliaj akuzë Bashës për një kat pa leje, Bashkia: Po, e ka bërë. Zoti Basha është qytetar si gjithë të tjerët

Publikuar tek: politike, më 08:04 03-06-2015 Veliaj akuzë Bashës për një kat pa leje, Bashkia: Po, e ka bërë. Zoti Basha është qytetar si gjithë të tjerët Erion Veliaj ne daljen e djeshme ne nje nga zonat e Tiranes

Fushata e Tiranës u ashpërsua nga ana e socialistëve ditën e djeshme, kur kandidati për kryetar bashkie i maxhorancës Erion Veliaj bëri publik faktin se Lulzim Basha i kishte dhënë leje ndërtimi për një kat shtesë…Lulzim Bashës. 

“E dini se çfarë kishte bërë vetë Luli në 1 gusht vjet? Kur ju mendoni që Partia Demokratike ishte në krizë, që Tirana nuk menaxhohej dhe ky nuk bënte asnjë punë. Vjet më 1 gusht i kishte dhënë leje...kujt i kishte dhënë leje - do të thoni - Lulzim Basha? Lulzim Basha i kishte dhënë leje...Lulzim Bashës për të bërë një kat paleje aty ku ka shtëpinë në kat të 12, për të bërë katin e 13-të. E gjithë Tirana, me moratorium për ndërtimet, e gjitha Tirana ndaloi ndërtimet, e gjithë Shqipëria ndaloi ndërtimet, Lulzim Basha vajti një ditë në punë, pasi kishte një vit që rrinte në Holandë dhe i dha leje Lulzim Bashës për të bërë katin e 13-të aty ku ka banesën e vet në kat të 12. E ka bërë një punë, i ka dhënë leje vetes së vet”, tha Veliaj gjatë një dëgjese pasditen e djeshme.

Endri Fuga, drejtori i Komunikimit të kryeministrit që po merret me PR të kandidatit Veliaj, poston menjëherë në tëitter një status ironik, të ngjashëm me deklaratën e Veliajt. “Në katër vjet nuk bëri asgjë për Tiranën. Por ama i dha lejen vetes për të ndërtuar katin e trembëdhjetë, shtesë” shkruan Endri Fuga në rrjetin social.

fuga leje

Pasditen e djeshme ishte portal javaneës.al që publikoi faksimilen e vendimit të lejes së ndërtimit të dhënë nga Lulzim Basha për Lulzim Bashën. Kërkesa për dhënien e lejes për një kat të trembëdhjetë është bërë nga Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Leja është dhënë në datën 1 gusht 2014 dhe në fakt, është e qartë si “drita e diellit” për katin shtesë te pallatet te Kodra e Liqenit, aty ku banon edhe vetë kryetari i Partisë Demokratike.

basha leje per veten 2

Ndërkohë Bashkia e Tiranës e ka pranuar faktin se Lulzim Basha i ka dhënë leje vetes së vet, por ka argumentuar se Lulzim Basha është si gjithë qytetarët e tjerë dhe se një praktikë e tillë është në përputhje me ligjin.

“Në një akt të pashpresë dëshpërimi për refuzimin që po i bëjnë përditë qytetarët e Tiranës, kandidati i mirëqenies personale gënjeu edhe sot me paturpësinë e tij karakteristike. Praktika në fjalë është publike, transparente dhe është kryer në përputhje me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, pas një komunikimi zyrtar me ILDKPI, e kontrolluar nga qeveria aktuale.  Afati i kësaj praktike të pazbatuar ka mbaruar më 1 dhjetor 2014. Kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë të bashkisë. Por, këtë e ka të vështirë ta kuptojë dikush, që për dy vite e përdori pushtetin vetëm për mirëqenien e tij personale dhe asetet e shtetit në funksion të tij. Mashtrimet  bajate nuk e shpëtojnë dot kandidatin e mirëqenies personale nga gjykimi me votë për abuzimet me pushtetin, që nga tenderat për familiarët, vila e deri tek përdorimi i aseteve dhe fondeve publike për dasma e ahengje. Gënjeshtrat dhe mashtrimi janë të vetmet produkte false dhe të shtirura, si vetë kandidati i frustruar i mirëqenies personale” thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ ndan paratë, PS merr më shumë nga të gjitha
Mblidhen krerët e drejtësisë, Vlahutin: Reformoni sistemin »
Article Logic
Execution time: 0.030148029327393
array(1) { ["section"]=> string(111) "veliaj-akuze-bashes-per-nje-kat-pa-leje-bashkia-po-e-ka-bere-zoti-basha-eshte-qytetar-si-gjithe-te-tjeret-12547" }