Veliaj akuzon Bojaxhiun se ka dalë nga Saliu, i përgjigjet Gjergji: Klientët e ndërtimeve i kishe në dasmën tënde

Publikuar tek: politike, më 13:31 26-05-2015 Veliaj akuzon Bojaxhiun se ka dalë nga Saliu, i përgjigjet Gjergji: Klientët e ndërtimeve i kishe në dasmën tënde

Sulmet dhe kundërsulmet mes kanidatit të ASHE Erion Veliaj dhe kandidatit të pavarur për Tiranën Gjergj Bojaxhi po vazhdojnë me tone të ashpra. Këtë herë është Bojaxhi ai i cili i është përgjigjur Veliajt për deklaratat e këtij të fundit se kandidati i pavarur ka dalë nga Saliu duke i kujtuar se përfituesit e ndërtimeve i kishte të ftuar në dasmën e tij.

“Pesë kandidatët e pavarur, duke nisur nga ish-ministri e të tjerët pse u thonë njerëzve do rrimë dhe 26 ditë dhe pastaj do rregullojmë Tiranën?Pesë kandidatët e Saliut që kanë dalë nga PD-ja, le t’i rregullojnë rrugët sot, pse i duhen edhe 4 vjet për ta bërë atë që mund të bëjnë që sot. Ata kujtojnë se ne jemi budallenj, se nuk e mbajmë mend kush ishin këta të pestë”, akuzoi Veliaj duke e theksuar për të disatën herë që pesë kandidatët janë “të Saliut”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit të pavarur Gjergj Bojaxhi këto janë tratativat e kandidatit rival për të larguar vëmendjen nga  denoncimet e tij për “bashkëpunimin sistematik mes zotërinjve Rama, Berisha dhe Basha për shkatërrimin e Parkut të Liqenit”.

Përtej mungesës së thjeshtësisë dhe etikës, akuzat e Zotit Veliaj kanë një qëllim tinzar: ato duan të largojnë vëmendjen e publikut nga denoncimet që unë i kam bërë bashkëpunimit sistematik mes zotërinjve Rama, Berisha dhe Basha për shkatërrimin e Parkut të Liqenit. Zoti Veliaj ka synim ta zbatojë planin Berisha-Rama-Basha për ndërtimet në Parkun e Liqenit. Për këtë arsye, ai po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut me akuza politike që nuk kanë lidhje me Parkun e Liqenit”, shprehu Bojaxhi.

 Kanidati i Pavarur i ka drejtuar edhe disa pyetje Veliajt për të cilat ai mendon se kanidati i majtë duhet të përgjigjet.

1. A do të anullojë Zoti Veliaj vendimin Rama-Berisha-Basha për kthimin në tokë ndërtimi të rreth 70 hektarëve sipërfaqe përgjatë kurorës së Parkut të Liqenit?

Unë do ta anulloj këtë vendim me referendum të qytetarëve të Tiranës. Zoti Veliaj nuk ka nevojë as për referendum, pasi mund ta anullojë me një firmë të thjeshtë të Kryeministrit Rama, me të cilën premton se do të bashkëqeverisë Tiranën.

2. A do ta lejojë Zoti Veliaj ndërtimin 15 katësh në pjesën e parkut përballë Fakultetit Ekonomik, leje që ndodhet në tavolinën e Kryetarit të Bashkisë për firmë? Unë nuk do ta firmos këtë leje.

3. A do të lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në krah të Korpusit të Universitetit, mbi Universitetin e Arteve? Unë nuk do t’i lejoj.

4. A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në territorin ku është sot Garda? Unë nuk do t’i lejoj.

5. A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet në trekëndëshin në fillim të digës së liqenit (sot vendparim)? Unë nuk do t’i lejoj.

6. A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet që kanë filluar e të tjera që po përgatiten të fillojnë poshtë Digës së Liqenit? Unë nuk do t’i lejoj”, pyet Bojaxhi Veliajn.

Në fund kandidati i ka kujtuar Veliajt edhe përfituesve nga këto ndërtime që sipas tij, kandidati i ASHE mund t’i gjejë në listën e të ftuarëve në dasmën e tij.

“Para ca javësh, Zoti Veliaj kërkoi që denoncimeve t’u vihet emër. Emrat e vendim-marrëse për shkatërrimin e Parkut dhe hapësirave të tjera publike në Tiranë janë emrat e zotërinjve Rama, Berisha dhe Basha. Emrat e përfituesve nga këto ndërtime, Zoti Veliaj mund t’i gjejë në listën e të ftuarve në dasmën e tij”, përmbyll Bojaxhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blindohet Tirana, mbërrin garda serbe për të garantuar sigurinë e Vuçiç
Rama- banorit në Kuçovë: Po t’i kishe bërë fëmijët përnjëherë do më kishe kapur mat »
Article Logic
Execution time: 0.024658918380737
array(1) { ["section"]=> string(117) "veliaj-akuzon-bojaxhiun-se-ka-dale-nga-saliu-i-pergjigjet-gjergji-klientet-e-ndertimeve-i-kishe-ne-dasmen-tende-12004" }