Veliaj: Aty ku Kosova ka ndërtuar 5 kate pa leje mezi kalon zjarrfikësja

Publikuar tek: politike, më 15:32 29-05-2015 Veliaj: Aty ku Kosova ka ndërtuar 5 kate pa leje mezi kalon zjarrfikësja

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka diskutuar sot me banorët e Njësisë 8 në kryeqytet. Veliaj tha se në këtë Njësi janë identifikuar shuëmë probleme. Ai nuk kurseu edhe akuzat ndaj kandidatit të PD Halim Kosova, se ka ndërtuar një godinë 5 katësh e pa leje.

Në Njësinë 5 ku ke bërë klinikën dhe 5 kate pa leje, mezi kalon zjarrfiksja. Sot e morrët vesh ju që Tirana është bërë fushë me plehra? I ke kompanitë milionere, filloni nga puna dhe pastrojeni Tiranën. Po nuk e bëtë dot sot, nuk keni për ta bërë kurrë.

Veliaj tha se në Njësinë 8 në Tiranë, janë identifikuar 143 probleme si rrugët, shkollat dhe kopshtet dhe mundësia e zhvillimit të pronës së qytetarëve që i kanë shtëpitë me qerpiç.

Sipas Veliajt, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, parkon si i fortë në trotuar poshtë kalit të Skënderbeut duke dhënë kështu shembullin më të keq për qytetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati-Glover: Standardet e zgjedhjeve, provë për demokracinë
Reagon e indinjuar Grida Duma për foton: Diçka shumë e shëmtuar, dihej që s’isha unë »
Article Logic
Execution time: 0.29778599739075
array(1) { ["section"]=> string(77) "veliaj-aty-ku-kosova-ka-ndertuar-5-kate-pa-leje-mezi-kalon-zjarrfikesja-12239" }