Veliaj: Bashkia e Tiranës të lërë protestën, e të menaxhojë qytetin

Publikuar tek: politike, më 11:28 14-03-2015 Veliaj: Bashkia e Tiranës të lërë protestën, e të menaxhojë qytetin Erjon Veliaj

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj ka deklaruar se kanë marrë përsipër të organizojnë aktivitetet më vete nga bashkia e Tiranës, pasi sipas tij Bashkia e Tiranës nuk është prezente këtë ditë. Veliaj thotë se Bashkia e Tiranës duhet të heqë dorë nga menaxhimi I protestës e të merret me qytetin.

“Nuk e di se ç’po bën bashkia sot, e kuptoj që ajo ka menxhuar protestën, por duhet të menaxhojë bashkinë. Aty ku la boshllëk, e menaxhoi biznesi. Nuk kemi marrë ftesë nga bashkia, Bashkia vetëm sot vuri të vetmen gjë, zbukurimet, njerëzit duan bashkinë të jetë aty për festat dhe rrugët. Kemi patur një festim të shkëlqyer, por ende nuk e shoh bashkinë.”, deklaroi Veliaj.

Sipas ministrit organizator të festimeve të sotme për qeverinë shqiptare, aktivitetet nuk kanë patur asnjë kosto.

“Më vjen mirë që për të të dytin vit radhazi nuk shpenzojmë nga taksat e shtetit. Shpenzimet po i përballon biznesi. Dua të uroj gjithë shqiptarët Gëzuar Ditën e Verës, qoftë një vit i mbarë!’, përfundoi Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama uron për Ditën e Verës: Mirësi e besim tek e mira në të ardhmen
Artikulli i Reuters për protestën, akuza nga disa media afër opozitës »
Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041
array(1) { ["section"]=> string(70) "veliaj-bashkia-e-tiranes-te-lere-protesten-e-te-menaxhoje-qytetin-5854" }