Veliaj bën betimin si kryebashkiak: T'i befasojmë cinikët me ndryshimet që do sjellim në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 09:13 30-07-2015 Veliaj bën betimin si kryebashkiak: T'i befasojmë cinikët me ndryshimet që do sjellim në Tiranë Veliaj gjate fjales se tij

Sapo ka nisur mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës pas daljes së rezultateve nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit ku pritet konstituimi i Këshillit Bashkiak si dhe i kryetarit të ri të Bashkisë së kryeqytetit. Këshilli vendos për ngritjen e Komisionit të Mandateve me 3 anëtarë të PS, LSI, PD.

Njazi Kosovrasti, si anëtari më i vjetër, ishte në drejtimin e kësaj mbledhje. Këshilltarët e rinj votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak që i takoi Partisë Socialiste e cila zotëron edhe shumicën në Këshill.

PS ka propozuar Aldrin Dalipin kryetar e ndërsa LSI mbështeti propozimin e PS-së për Dalipin. PD nga ana e saj nuk bëri propozime. Pas votimit, nga numërimi rezultoi se Dalipi mori 41 vota pro dhe 19 vota kundër. 

Vjollca Braho u zgjodh nënkryetare e Këshillit Bashkiak, pas një votimi të hapur. Braho erdhi si propozim i PDIU.

Aldrin Dalipi, kryetar i sapozgjedhur i Këshillit Bashkiak, Vjollca Braho, nënkryetare

Pas kësaj Veliaj bëri betimin si kryebashkiak i Tiranës duke shpalosur edhe njëherë planin e tij për transformimin e Tiranës.

“Cinikët dhe ata që thonë se ky vend ka marrë fund, t’i befasojmë me ndryshimet që do sjellim në Tiranë. Tirana ka ëndrra, ka dëshira, vlon nga jeta, Tirana  ka ditur të ngrihet në këmbë. Sot kemi mundësi të vazhdojmë plane të mirëfillta zhvillimi, të flasim për projekte me mundësi zhvillimi.

Reforma do të thotë përgjegjësi e shtuar. Puna për të fillon nesër ku do të emërohen 24 administratorët që përbëjnë bashkinë e Tiranës. Zhvillimi i qëndrueshëm i Tiranës është kryesfida jonë”, tha Veliaj në fjalën e tij duke vënë theksin te bashkëpunimi i gjithësecilit prej anëtarëve duke cituar senatorin Kenedy.

“Duhet t’i futemi punës dhe t’ja fillojmë se qytetarët presin shumë dhe 4 vite kalojnë sa hap e mbyll sytë. Na priftë e mbara të gjithëve”, përfundoi Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet Arben Ndoka pas akuzave: Histori aksidentale. Jam njeri i zakonshëm, me karrierë e biznes në vendin tim
Këshilltarët e djathtë refuzojnë konstituimin e Bashkisë së Krujës »
Article Logic
Execution time: 0.0044000148773193
array(1) { ["section"]=> string(100) "veliaj-ben-betimin-si-kryebashkiak-t-i-befasojme-ciniket-me-ndryshimet-qe-do-sjellim-ne-tirane-17299" }