Veliaj: Buxheti, ndihmë për bizneset dhe banorët e rinj të Tiranës

Publikuar tek: politike, më 18:36 21-12-2015 Veliaj: Buxheti, ndihmë për bizneset dhe banorët e rinj të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik të Bashkisë, ku bëri një prezantim të 11 taksave të përfshira në paketën fiskale të vitit 2016, u shpreh se paketa në fjalë synon përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave të bashkisë, ndërsa shtoi se, është një paketë që ndihmon biznesin e vogël, bujqit e fermerët dhe kryesisht banorët e rinj të Tiranës.

“Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, ku përfshihen shtëpitë e banimit ulet me 30% në zonat e rrethinës Tiranës. Taksa për tregti për biznesin e vogël nuk ndryshon. Duke filluar nga viti që vjen taksa e pronës do të vilet nga Agjenësia e Ujërave dhe nuk ka pse të bllokohet çertifikata se nuk ke paguar taksat, pra bashkë me faturën e ujt do të vijë edhe taksa e pronës. Taksa e tokës që përdoret për prodhimet bujqësore do të ulet taksa 10%. Kemi dizenjuar këtë paketë mbi një parim për të përmirësuar buxhetin e bashkisë dhe jo vetëm për ta rritur atë, por për të adresuar borxhet ndaj biznesit", tha Veliaj, transmeton Ata.

Veliaj theksoi se, “paketa fiskale e buxhetit të Bashkisë së Tiranës do t’u vijë në ndihmë biznesit të vogël, fermërve, do të ulë taksat dhe përmisojë buxhetin e bashkisë për të shlyer borxhet e prapambetura që nuk janë pak, por 40 milionë dollarë”.

“Një tjetër ndryshim që vjen në këtë paketë fiskale është ai i zëvendësimit të taksës së gjelbërimit me atë të ndikimit në infrastrukturën arsimore. Sot ka 92 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Në 87 prej tyre mësimi bëhet me dy turne. Ambicia jonë është që në fund të këtij mandati mos të ketë më shkolla me 2 turne. Për këtë duhet të bjëmë 20-25 shkolla të reja. Do përdorim skemën e re të parteniritetit publik-privat. Shkollat do nisin të ndërtohen, por pagesa do bëhet me këste. Duke bashkuar këtë fond me një grand nga qeveria prej 700 milionë lekësh, do krijomë rreth 15 milionë dollarë për shkollat. Këtë fond do ta përdorim si këste për pagesat e shkollave,” tha Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i Portit të Durrësit denoncon skandalin: Në zyrën e koncensionarit “EMS” u gjet vula e Autoritetit Portual
Manjani në Kuvend: Sistemi i burgjeve në kolaps, të amnistohen të dënuarit »
Article Logic
Execution time: 0.017879009246826
array(1) { ["section"]=> string(70) "veliaj-buxheti-ndihme-per-bizneset-dhe-banoret-e-rinj-te-tiranes-28283" }