Veliaj: Çfarë burrash janë këta që merren me shpifje për gratë e Tiranës

Publikuar tek: politike, më 17:01 04-06-2015 Veliaj: Çfarë burrash janë këta që merren me shpifje për gratë e Tiranës

Kandidati i Partisë Socialiste në Tiranë Erion Veliaj ka akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë Lulzim Bashën duke thënë se për 4 vite nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin përveç se i ka dhënë leje ndërtimi vetes.

Veliaj tha se kreu i PD-së nuk merret me punët e Bashkisë por me shpifje ndaj grave të Tiranës.

“Nuk kanë burrëri as Saliu as Shkëlzeni as Lulzim Basha, që merren me llafe dhe shpifje për gratë e Tiranës. Por ne shqiptarët nuk jemi kështu, kjo nuk është tradita tonë. Ne nuk merremi me shpifje ndaj grave, motrave dhe nënave.  Si ka mundësi ky Lulzim Basha, 4 vite në krye të Tiranës, çfarë pune ka bërë? Po, erdhi si turist nga Hollanda dhe i dha leje vetes, nga kati i 12 shkoi në katin e 13-të”, ka thënë Veliaj.

Gjatë takimit me banorët e Njësisë nr 4, Veliaj tha se prioritet për këtë zonë është rinovimi i kopshteve, sidomos Kopshtit 55 dhe 25. Veliaj ka premtuar edhe ndërtimin e një kopshti të ri në këtë zonë, pasi sipas tij ka nevojë urgjente.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Kamëz: Kur flet Xhelali për punë dhe dinjitet, hapu dhe të futemi
Kastriot Islami sulmon ashpër Ramën në Parlament: Të kam nxjerrë nga zyra se ishe i palarë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.026592016220093
array(1) { ["section"]=> string(77) "veliaj-cfare-burrash-jane-keta-qe-merren-me-shpifje-per-grate-e-tiranes-12688" }