Veliaj: Do më duhet të punoj dyfish të rekuperoj dhe 4 vitet e humbura

Publikuar tek: politike, më 20:24 21-05-2015 Veliaj: Do më duhet të punoj dyfish të rekuperoj dhe 4 vitet e humbura

“Çfarë nuk të vret dot, të bën më të fortë”, kështu ka zgjedhur ta rihapë emisionin “Top-Story” gazetari Sokol Balla, me të ftuar në studio kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka shumë punë për të bërë për të rekuperuar edhe 4 vitet e humbura. Veliaj uroi Blendi Klosin në punën e tij të re si minnistër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

“Për ironi Ministria e Mirëqënies i shërben në mënyrë direkte 1 milionë banorëve dhe Tirana i shërben 1 milionë banorëve. Pra të dy kemi mundësinë ti shërbejmë 1 milionë banorëve”, tha Veliaj.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse për kandidaturën e tij u mor mendimi i LSI-së, Veliaj tha se "Ilir Meta ka qënë kyç për disa vendime që kaluan në kohë rekord në Parlament". "Jam i sigurt që Ilir Meta ka qënë dakort dhe e mbështet kandidaturën time”, u shpreh Veliaj.

“Mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kam një sfidë, pasi simpatizantët e koalicionit do të duhen të votojnë për herë të parë për një kandidat të majtë”, tha kandidati i PS për Tiranën.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpëtim Idrizi reagon ashpër: Vangjel Zerva shpreson të nënshtrojë shqiptarët autoktonë
Duma në "Opinion": Kam bërë punë me duar. Fevziu: A nuk i keni rënë violinës? »
Article Logic
Execution time: 0.029143810272217
array(1) { ["section"]=> string(75) "veliaj-do-me-duhet-te-punoj-dyfish-te-rekuperoj-dhe-4-vitet-e-humbura-11684" }