Veliaj do të ketë 4 nënkryetarë bashkie, ja partitë që do të përfaqësohen në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 21:20 13-07-2015 Veliaj do të ketë 4 nënkryetarë bashkie, ja partitë që do të përfaqësohen në Tiranë Erion Veliaj dhe Edi Rama gjate fushates

Erion Veliaj ka përfunduar takimet paraprake me disa liderë të koalicionit të “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” ndërkohë që tashmë kanë marrë formë postet drejtuese për Bashkinë e Tiranës. 

Kështu, veç kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, në mbështetje të tij do të jenë katër nënkryetarë. Kjo, jo vetëm si domosdoshmëri për shtimin e bashkisë së Tiranës si territor, por edhe për të kënaqur dëshirat e krerëve të partive aleate që ndihmuan në këtë proces.

Kështu, një nga nënkryetarët do t’i takojë Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Çamët duan përfaqësimin në postin e nënkryetarit jo vetëm për votat që dhanë, por edhe për të qenë të përfaqësuar në të njëjtin nivel si partitë e tjera. Shpëtim Idrizi thotë se javën që vjen do të ketë gati një emër për ta propozuar te kryetari i ri i Bashkisë.

Lëvizja Socialiste për Integrim, do të ketë një nënkryetare bashkie pranë Erion Veliajt. Deri tani janë përfolur dy emra: emri i Ministres së Integrimit Klajda Gjosha, por edhe emri i Erisa Xhixhos. Nëse do të ndodhë që propozimi të vijë për Gjoshën, kjo do të thotë se do të bëhen edhe ndryshime në qeveri, të cilat, janë të pashmangshme edhe për shkak të kërkesës së partive të reja aleate.

Partia Fryma e re Demokratike e Bamir Topit do të ketë nënkryetarin e vet në këtë bashki. Gjithsesi, drejtues të kësaj partie thonë për neësbomb.al se ende nuk kanë filluar bisedimet me kryetarin Veliaj për të zgjedhur nënkryetarin që do të jetë nga kjo forcë politike. Madje edhe vetë strukturat e FRD nuk janë mbledhur për të caktuar përfaqësuesin e tyre. Gjithë negociatat do të kryhen këtë javë, ndërkohë që java e kaluar ka qenë me angazhimet e vizitës së Merkel në Tiranë.

Dhe një nënkryetar socialistët do ta mbajnë vetë. Mendohet se nga socialistët do të jetë një zonjë. Erion Veliaj duket se këtë kërkesë u ka bërë edhe partive aleate, për të pasur përfaqësuese gra si nënkryetare të bashkisë po jo të gjithë mund ta plotësojnë këtë kriter.

Deri në fund të javës pritet të mbyllet ky proces, për të filluar puna me emërimin e administratorëve që do të jenë në rajonet e reja si dhe drejtorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-Schulz: Kryesfida e vitit reforma në drejtësi
Nuland në Tiranë: Kemi 20 vite që investojmë në këtë marrëdhënie, luftoni ekstremizmin dhe bëni reformën në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.021251916885376
array(1) { ["section"]=> string(88) "veliaj-do-te-kete-4-nenkryetare-bashkie-ja-partite-qe-do-te-perfaqesohen-ne-tirane-16099" }