Veliaj: Dola nga shtëpia në 6 të mëngjesit, e gjithë administrata në punë. Kam shkuar të negocioj me Fatos Nanon

Publikuar tek: politike, më 07:49 08-03-2016 Veliaj: Dola nga shtëpia në 6 të mëngjesit, e gjithë administrata në punë. Kam shkuar të negocioj me Fatos Nanon

Kryebashkiaku Erion Veliaj është zgjuar herët mëngjesin e sotëm dhe jo vetëm ai por e gjithë administrata, që siç tha kryebashkiaku, në atë orë kishte nisur nga puna.

Në një bisedë me Bashkim Hoxhën në “Koha për t’u zgjuar” Veliaj foli për protestat e shoqërisë civile dhe këndin e lojërave te liqeni.

“I ndryshojnë alibitë, ndryshojnë argumentet, duan mos punohet. Ai që ishte fjeti gjumë, nuk prishi asnjë punë, unë kam premtuar të punoj çdo ditë, kam dalë sot nga shtëpia në orën 6 dhe e gjithë administrata ishte në punë, si ata që merren me ndriçimin, trotuaret.. nuk pranoj të ndalojë puna.

Të gjitha punët, nga unaza, me pazar të ri, me kopshte, çerdhe... Dua që njerëzit  të thonë; e shanë, e sulmuan por bëri  punë”, tha kryebashkiaku ndërsa u shpreh i hapur për negociata me shoqërinë civile.

“Unë kam shkuar të negocioj me Fatos Nanon, megjithse as më ka pëlqyer... Unë jam super i qetë, me gjak të zbutur dhe i vendosur që puna të vazhdojë”, tha Veliaj ndërsa i mëshoi fort idesë që shoqëria civile nuk duhet të protestojë për këndin e fëmijëve.

“Kjo është një shoqëri civile që s’ka guxim”, shtoi kryebashkiaku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha bën sërish “avokatin” e Blushit: Deputeti dhe shkrimtari i njohur po sulmohet nga terroristët e Ramës
DEBATI I PLOTË/ Rama rrëzon gotën: Vagabond. Blushi: Ti nuk ke burrëri. Ndërhyjnë Ruçi, Dade, Hafizi e Balla »
Article Logic
Execution time: 0.01714301109314
array(1) { ["section"]=> string(115) "veliaj-dola-nga-shtepia-ne-6-te-mengjesit-e-gjithe-administrata-ne-pune-kam-shkuar-te-negocioj-me-fatos-nanon-34523" }