Veliaj dorë për dorë me Ajolën, hedh votën te ''Fan Noli''

Publikuar tek: politike, më 08:43 21-06-2015 Veliaj dorë për dorë me Ajolën, hedh votën te ''Fan Noli''

Kandidati për kryetar të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  ka mbërritur rreth orës 09:38 për të votuar sëbashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Çifti i bashkëshorteve  janë shfaqur përpara qendrës së votimit të kapur dorë për dorë dhe kanë përshëndetur dhe takuar të pranishmit që ndodheshin në qendrën e votimit në shkollën “Fan Noli”. Ajola dukej mjaft gëzueshëm me fustanin e kuq që mbante veshur. Veliaj është shfaqur para derës së qendrës së votimit 10 minuta me vonesë, nga orari i bërë zyrtar më herët.

“Shkoi qetë ishte eficiennt. Dua të falenderoj gjithë komisinerët pavarësisht partive politike janë çuar pa gdhirë do e ngrysin. Dua të falenderoj edhe votuesit për herë të parë,  sot ata për herë të parë bëhen aksionerë të demokracisë. Dua gjithashtu t’u bëj thirrje qytetarëve që është shumë e rëndësishme të votojnë ne ankohemi po është shumë e rëndëishme çfarë ndryshimesh do t’i japim vendit. Unë besoj se ç’është thënë në këtë fushatë meritohet të votohet. 4 vite më parë rezultati u nda për 10 vota, ndaj duhet të kuptojmë se çdo votë vlen”, tha Veliaj pasi votoi.

Ai e komentoi situatën zgjedhore si të qetë.

“S’jam në dijeni s’jam ministër i Brendshëm. Në qendrën ku unë votova situata ishte shumë e qetë”, përfundoi Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qëllohet komisioneri në Shkodër
Voton me të shoqen Halim Kosova, pret rradhën në qendrën e votimit »
Article Logic
Execution time: 0.024923801422119
array(1) { ["section"]=> string(59) "veliaj-dore-per-dore-me-ajolen-hedh-voten-te-fan-noli-14189" }