Veliaj: Dua t’i kthej Tiranës atë që humbi më 2011-tën

Publikuar tek: politike, më 10:51 09-06-2015 Veliaj: Dua t’i kthej Tiranës atë që humbi  më 2011-tën

Në një aktivitet të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, me qëllim prezantimin e strategjive të tyre për biznesin, kandidati i ASHE-së për Tiranë Erion Veliaj ka sulmuar punën e bërë nga bashkia e Tiranës në këto katër vite qevrisje nga e djathta.

Vini në Tiranë dhe shikoni se ndriçimi nuk ekziston pas orës 7 në Tiranë, vini në Tiranë dhe shikoni si shërbehet ushqim në tregje dhe puseta. Unë besoj se së pari që bashkia duhet të sjellë qytetin në një situatë normale. Një brand nuk mund të trajtohet me dinjitet nëse nuk ofrohen shërbimet minimale. Një pamje e një qyteti modest , ne nuk jemi një metropol i vendeve të zhvilluara. Qytetin mund ta pastrojmë. Kjo është detyra e parë, e dyta bizneset shtyhen në radhë për të paguar detyrimet, mund ta bëjnë fare mirë online.  Megjithatë unë besoj se nëse bashkia modernizon shërbimet dhe e kthen në normalitet brenda 300 ditëve të para. Ne mbajmë mend edhe qytetin e administruar mirë. Dua t’i kthej qytetit atë që humbi në 2011”, është shprehur Veliaj.

Veliaj ka shtuar më tej se është emergjente zgjidhja e problemeve, që kanë të bëjnë me trafikun, ujërat e zeza, etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtrëngimi i parë i duarve Kosova-Veliaj, dy kandidatët të qeshur, bëjnë shaka për mikrofonat
Kandidati i pavarur Tafaj: Do krijoj një drejtori për zhvillimin e ekonomisë, sfidë konflikti për pronën »
Article Logic
Execution time: 0.019031047821045
array(1) { ["section"]=> string(59) "veliaj-dua-t-i-kthej-tiranes-ate-qe-humbi-me-2011-ten-13078" }