Veliaj: Dzanashvili nuk e njeh fare Ajolën, kur erdhi në Shqipëri i kërkuan të takohej me Argitën

Publikuar tek: politike, më 21:53 09-06-2015 Veliaj: Dzanashvili nuk e njeh fare Ajolën, kur erdhi në Shqipëri i kërkuan të takohej me Argitën

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliaj, ka thënë gjatë emisionit “Opinion” se akuzat e opozitës ndaj Ajola Xoxës se ka qenë përfaqësuese ligjore e “bosit të mafias”, pronarit të Xhoi Lloto, Dzanashvil, janë vetëm shpifje për të sulmuar fushatën e tij zgjedhore.

“Dzanashvili ka deklaruar se nuk e njeh fare Ajola Xoxën. Përkundrazi, kur ka ardhur në Shqipëri i kanë thënë të takojë Argitën”, ka thënë Veliaj.

Sipas Veliajt, plani i Lulzim Bashës për Tiranën, është një plan për betonizimin e qytetit. Ai tha se nuk do të lejojë të ndërtohet asnjë pallat te zona e Liqenit Artificial dhe se ata që kanë tentuar të ndërtojnë do të ndiqen penalisht.

Kandidati i majtë e quajti “një tradhëti qytetare”, tentativën e ndërtimit të pallateve te liqeni. Ai tha se te gropat e pallateve do të ndërtohet një park.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS e LSI në Shkodër, Rama: Këngëtarja e SHQUP-it, ka program këngën “Rama-Meta ka maru, ka maru”
Kryeministri Rama shpërblen me 150 mijë dollarë ish-presidentët »
Article Logic
Execution time: 0.020817995071411
array(1) { ["section"]=> string(101) "veliaj-dzanashvili-nuk-e-njeh-fare-ajolen-kur-erdhi-ne-shqiperi-i-kerkuan-te-takohej-me-argiten-13135" }