Veliaj: Edi Rama është winner, rishpik vetveten

Publikuar tek: barometri, më 07:42 25-04-2018 Veliaj: Edi Rama është winner, rishpik vetveten

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, vlerësoi rinovimin e vazhdueshëm që ka pësuar PS dhe qeverisja, duke sjellë elementë të rinj që i kanë dhënë më shumë jetë dhe energji.

Ai theksoi se kjo e bën kryeministrin Rama fitues përballë një opozite që nuk arrin të organizohet dhe të shfaqet si një alternativë serioze.

Pyetje: Skena politike, shikoni një kalbje të saj se janë të njëjtat figura prej 20 vjetësh? Mendoni se ka ardhur momenti për një përmbysje si në Itali apo Francë?

Veliaj: Besoj që pyetja juaj, ose supozimi juaj është gjysmë i vërtetë. Po të shikosh sot se si opozita nuk arrin të gjejë veten ndërkohë që momenti i të qenit në opozitë është momenti më i mirë për të afruar njerëz të rinj, energji të reja, ide të reja, për të bërë aleanca me grupe të ndryshe shoqërore që mund të japin gjak të ri dhe të pompojnë ide të reja në makinerinë e opozitës, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.

Ne kemi një opozitë që shkon në parlament bën shfaqje dhe largohet. E njëjta gjë ndodh edhe në bashki. Bëhet një gjyrylldi në fillim dhe ti aty e kupton që këta vetëm interesin publik nuk e kanë.

Ndërkohë pjesa e dytë e supozimit nuk është e vërtetë se nuk më rezulton që po ndodh kjo në qeveri. Ne kemi një kohortë me zëvendësministra të rinj, energjikë, shumica femra, jo vetëm nga Shqipëria edhe nga Kosova që unë besoj e bën Edi Ramën fitues. Edi Rama është ëinner, është fitues sepse ka arritur që në çdo fitore që jo vetëm ta rimarrë të mirëqenë por të rishpikë sërish vetveten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024231910705566
array(1) { ["section"]=> string(52) "veliaj-edi-rama-eshte-winner-rishpik-vetveten-118205" }