Veliaj emëron administratorët në Tiranë, komenton edhe udhëtimin me autobus

Publikuar tek: politike, më 18:34 31-07-2015 Veliaj emëron administratorët në Tiranë, komenton edhe udhëtimin me autobus

Erion Veliaj ka emëruar sot 24 kryetarët e Njësive Administrative në Tiranë. Veliaj i ka paralajmëruar për performancë të mirë dhe shërbim për qytetarët, përndryshe kontratat me ta do ndërpriten.

“Nëse kompromentoni punën, dera ime nuk është e hapur. Kërkesa e llogarisë është aq e lartë. Janë 24 administratorët e Bashkisë së Tiranës. Do valëviten vetëm 2 flamuj e republikës dhe bashkisë, të partive do t’I parkojmë për fushatën e radhës. Nga ky moment nuk kemi ndarje të këtyre apo të atyre, me të njëjtin dinjitet vazhdojmë nesër ditën e parë të shërbimeve”, u tha Veliaj.

Veliaj ka komentuar edhe udhëtimin e tij me autobus, duke thënë: "Sot kishte disa njerëz që pasi udhëtimin e parë e bëmë me autobus gjetën momentin për të bërë gaztorin. Edhe nëse ke një makinë, shërbimi publik përdoret. Botën s’e kanë ndryshuar gaztarët, apo ata që tregojnë barcoleta, por menaxherët"

 

Fjala e plotë

“Moment shumë i veçantë edhe për kolegun Cuci dhe për mua. Në një moment kritik në implementimin e një reforme. Një gjë është t’i shkruash, komplet një tjetër gjë të sigurohesh se implementohen mirë. Është faza e implementimit të shërbimeve. Synimi i këtij takimi është jo vetëm të prezantojmë 24 administratorët, përfaqësuesit direkt të kryetarit të Bashkisë në terren për të ofruar shërbimet.

Reforma i ka bërë komunat pjesë të Tiranës. Jo shërbime të diferencuara, shkolla, rrugë, transport, mbledhje mbeturinash me standard të ndryshme. I njëjti standard të ofrohet në cepin më të largët të shërbimeve publike që ofron bashkia.

Ju emëroheni administrator, jo të zgjedhur. Kontratë jo pa limit por në bazë të performancës. Secili të performojë si kusht për të lidhur këtë kontratë. Vlerësimi i atij që merr shërbimet është ai që dikton nëse do vazhdohet ky shërbim.

Jemi njohur më përpara por do dallojmë shumë qartë njohjen më përpara me shërbimin sot.

Tek unë do gjeni një derë, telefon të hapur, zyrë të hapur 24 orë në ditë, edhe mes natës nëse do ketë një emergjencë, konsideroheni një linjë të hapur komunikimi, por jo linjë e hapur për kompromise.

Nëse kompromentoni punën, dera ime nuk është e hapur. Kërkesa e llogarisë është aq e lartë.

Propozimet fillestare janë nga partitë.

Janë 24 administratorët e Bashkisë së Tiranës. Do valëviten vetëm 2  flamuj e Republikës dhe Bashkisë, të partive do t’i parkojmë për fushatën e radhës. Nga ky moment nuk kemi ndarje të këtyre apo të atyre, me të njëjtin dinjitet vazhdojmë nesër ditën e parë të shërbimeve.

Detyra e parë është të mos ndërpriten shërbimet. Asnjë qytetar të mos u mungojë nevoja për një certifikatë, apo gamën e shërbimeve. Në momentin e parë që në bashkinë e Tiranës vjen këtu se nuk e gjeti derën e hapur në njësi, është shenja e parë që nuk po funksionon. Ndaj miqtë e mi nëse doni që kjo marrëdhënie të jetë serioze dhe afatgjatë në këto 4 vite që do punojmë bashkë do doja që asnjë qytetar të mos largohet pa informacion.

Detyra e dytë është një kontroll i plotë mbi territorin. Sot kishte disa njerëz që pasi udhëtimin e parë e bëmë me autobus gjetën momentin për të bërë gaztorin. Edhe nëse ke një makinë, shërbimi publik përdoret. Botën s’e kanë ndryshuar gaztarët, apo ata që tregojnë barcoleta, por menaxherët.  Ne do merremi personalisht me çdo shërbim. Do kontrollojmë kompanitë e mbledhjes së plehrave.

Nëse ka probleme me ujin e pijshëm do të jeni përgjegjës direkt që të ndërmjetësoni zgjidhjen me ujësjellësin, përpara se të ftojmë qytetarët që të bëhen pjesë në aksione vullnetare duhet të sigurohemi që bashkia po bën punën e duhur. Jam i sigurt që bashkia nuk ka bërë punën e duhur në këto 4 vite,  këto kompani kanë 50% mundësi për të bërë akoma më mirë, ku janë rrugët e shqepura dhe kemi pasur një drejtori që nuk ka punuar as për ndriçimin dhe as për asfaltimin. Do të jetë detyra juaj që te sinjalizoni për ndërtimet pa leje do të jetë detyra juaj që të bëni sinkronizimin me drejtorin e Policisë së Bashkisë.

Me drejtorët e rinj të INUV, policinë bashkiake dhe taksat do të kemi një persofremanë të jashtëzakonshëm dhe jam i sigurtë që ju do e shfrytëzoni këtë mundësi. Ky post përveç se është një privilegj është edhe një përgjegjësi e madhe. Ju do të jeni avokat të komunitetit tuaj, ju duhet të jeni të parët që duhet të thoni që shkolla e komunitetit tim ka nevojë për ndërhyrje dhe për raste të tjera për të qenë të sigurtë që komunitetet tuaja marrin investimet që meritojnë. Ju jeni përgjegjës për parqet, terrenet sportive dhe për bibliotekat të cilat kanë degraduar këto 4 vite. Sinjali që qyteti merr që kryetari i bashkisë i ngec ora imagjinoni se çfarë ndodh në pjesë të tjera të komunitetit. Do të fuksionojmë me parimin e rregullimit të çdo xhami të thyer. Vandalizim dënohet në këto vend dhe unë nuk ka ndërmend të shpenzojë paratë e qytetareve në një vend ky vandalizohet puna publike.

Kjo është arsyeja pse ndërrojmë Florenc Hoxhën me Skerdi Drenovën për të çuar ajkën lartë dhe llumin poshtë dhe jo si ka ndodhur në këto katër vite"

 

EMRAT E KRYETAREVE

 

Njësia 1

Trilina Jaku

 

Njësia 2

Elez Gjoza

 

Njësia 3

Rigesta Nika

 

Njësia 4

Liri Qoshi

 

Njësia 5

Violeta Kila

 

Njësia 6

Adriatik Merko

 

Njësia 7

Gjinovefa Kadria

 

Njësia 8

Erion Xhafa

 

Njësia 10

Arjan Hamiti

 

Njësia 11

Gentian Arapi

 

Komuna Petrelë

Sokol Pupi

 

Komuna  Farkë

Admir Abria

 

Komuna  Dajt

Kujtim Qefalia

 

Komuna  Zallbastrar

Genc Sika

 

Komuna Krrabë

Alfred Brari

 

Komuna Baldushk

Ilir Bermeta

 

Komuna  Shëngjergj

Shpëtim Sina

 

Komuna Vaqarr

Gentian Hyka

 

Komuna Kashar

Erind Qato

 

Komuna Pezë

Besmir Kola

 

Komuna Ndroq

Xhavit Ceka

 

Komuna Zallher

Arben Maloku

 

Komuna Bërzhitë

Refik Velia

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji i Arsimit të Lartë/ Nishani vlerëson qeverinë Rama: Është i rëndësishëm
Prishet marrëveshja PS-FRD, asnjë përfaqësues i Bamir Topit në Bashkinë e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.018887042999268
array(1) { ["section"]=> string(80) "veliaj-emeron-administratoret-ne-tirane-komenton-edhe-udhetimin-me-autobus-17435" }