Veliaj: Gjobës së PD-së i ka filluar kamatvonesa. Kryebashkiaku shpjegon nëse do rritet çmimi i biletës së transportit urban

Publikuar tek: politike, më 21:09 23-12-2015 Veliaj: Gjobës së PD-së i ka filluar kamatvonesa. Kryebashkiaku shpjegon nëse do rritet çmimi i biletës së transportit urban Erion Veliaj

Tonight Ilva Tare

I ftuar në emisionin "Tonight Ilva Tare", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka siguruar se gjoba që i është vënë Partisë Demokratike për dëmet ndaj qytetit më 8 dhjetor, ditën e protestë, do të paguhet me patjetër. Ai gjithashtu tha se inspektori i policisë i cili mohoi të kishte firmosur gjobën është i biri i një prej organizatorëve të protestës dhe ka qenë i shtyrë nga PD për të bërë atë deklaratë. Veliaj është shprehur se nëse gjykata vërteton se firma në fletën e gjobës nuk është e inspektorit në fjalë, atëherë ai do të mbajë përgjegjësi për këtë.

"Ka një javë që ka filluar kamatvonesa e gjobës. Është 2% e shumës në ditë. Për 30 ditë llogaria e PD, kudo ta kenë, në fund të botës, do bllokohet dhe lekët i shkojnë bashkisë, me KQZ apo me çfarë të duash. Ato lekë që qytetarët e Tiranës i paguajnë me taksat e tyre do t’ju kompensohen. Kjo historia që dikush është i veshur për pushtet dhe që ngrefet për pushtet dhe që për pushtet si Neroni është gati të djegë qytetin, kjo mbaron. Unë nuk i kam dhënë leje qytetarëve, unë i kam dhënë leje Partisë Demokratike. Eno Bozdo dhe Lulzim Basha, sekretari organizativ dhe kryetari i partisë ka çuar kërkesë në bashki për leje. Leja është dhënë me kusht, të mbani pastër qytetin, të mos vandalizoni qytetin. Kur e merr lejen, pranon kushtin. Problemi im është që të mësoj qytetarët që në Tiranë nuk urinohet. Një parti demokratike që e ka dhunën  platformë, atëherë më vjen keq por unë nuk jam për këtë. Vepra që prodhoi Partia Demokratike ishte përdhunimi i Tiranës dhe kjo nuk lejohet në një vend normal modern. I kam çuar gjobën, do ta paguajnë si çeçua.

Inspektori duhet ta shoqërojë me fletën e vet të gjobës këtë akt të kryetarit të bashkisë që e bën me firmën e vet dhe jo prokuroria por FBI dhe kush të vijë të provojë sepse siçështë ajo firmë, ka 10 mijë gjoba që janë në arkiv të këtij inspektori", tha Veliaj.

Inspektori e ka firmosur këtë gjobë atë ditë?

Po, e ka firmosur. Kjo është firma e inspektorit. Nëse thotë që nuk e kam firmosur atëherë të shkojë ta provojë në prokurori por e vërteta doli që ishte krejt ndryshe. Doli që i ati i inspektorit ishte pjesë e të gjobiturve, ishte pjesë e organizatorëve të protestës.

E vërteta është që PD i mori leje bashkisë së Tiranës për të organizuar protestë, e abuzoi lejen dhe dhunoi qytetin. Siç kërkon ligji, të paguajë detyrimet dhe të nesërmen e protestës i shkoi gjoba e detajuar nga secili ekspert dhe secila drejtori dhe po ju them që në mes të janarit qytetarët e Tiranës do të kenë në buxhetin e bashkisë, lekët që u harxhuan për të rregulluar Tiranën në 2 orë.

Nëse inspektori fiton çështjen në gjykatë, do të mbani përgjegjësi?

Po, nëse ajo firmë nuk është e tij, atëherë do të mbaj unë përgjegjësi por në të kundërt PD do njolloset dy herë që jo vetëm dhunon qytetin por dhunon dhe çdo militant të vetin për këto përdorime të vogla.

Kryetari i Bashkisë u ndal edhe tek kërcënimi i fundit i shoqatës së transportit urban të Tiranës për ndërprerje të shërbimit më datën 1 janar, duke thënë se ky është një shantazh që ai nuk e pranon. Ai ka sguruar se bileta e autobusëve urbanë nuk do të shkojë 70 lekë dhe se do të përpiqeët të gjejë zgjidhje për këtë situatë.

Ajo që ndodhi sot vuri në alarm qytetarët. Një kërcënim nga shoqata e transportit publik në janar?

Është një situatë që e kemi trashëguar, sigurisht që nuk është një situatë që u krijua në këto pak ditë.  Nuk dua ta paragjykoj kërkesën e shoqatës së transportit publik, ata bëjnë llogratië e tyre por unë jam këtu që të bëj llogaritë e mia dhe të bashkisë së Tiranës. Kam një ndjesi që unë kam hipur në autobusët e tyre se vetë pronarët e autobusëve. E them këtë për të treguar që lënë shumë për të dëshiruar shërbimet. Një autobus që ecën si breshkë dhe rrit shpejtësinë vetëm kur hipën kryetari i bashkisë, do të thotë që e ka sjellje normale mungesën e shëbimit dhe sjellje anormale përpjekjet që bën kur kryetari i bashkisë po e kontrollon. Autobusë ku ne në mënyrë konstante shkaktojnë incidente, autobusë ku nuk respektojnë oraret, autobusë që ndërpresin shërbimet, nuk janë një sjellje korrekte, kështuqë do isha shumë më i predispozuar të shikoja në mënyrë pozitive këtë kërkesë në momentin që do kishim një sjellje korrekte edhe nga shërbimi i transportit publik. Fatkeqësisht bashkia e Tiranës nuk ka një plan B në sensin që të ketë një kompani të vetën të autobusëve, ju e dini që sot një autobus kushton 300-400 mijë dollarë.

Edhe kompanitë janë në dijeni të faktit që në tre ditë bashkia nuk mund të aktivizojë autobusë urbanë.  Kam kërkuar që të bëhet një vlerësim alternativ i yni, nesër do ketë një vlerësim nga stafi i bashkisë se si i mendojnë ata që janë vlerat reale të udhëtarëve. Unë shoh që me qeverinë qendrore mund të kemi një mundësi që të bëjmë një lloj subvencionimi. Vendosja e bashkisë në cep me shpatulla pas muri, ose 700 lekë, ose rashë e vdiqa, nuk funksionon. Unë e kam treguar edhe këto 100 ditë por edhe 2 vitet që isha ministër që nuk shantazhohem. Kërkesa që i kam bërë shoqatës është se kjo nuk funksionon me pengmarrje por me arsyetim. Arsyetimi im është: flasim për çmimin kur të ofroni shërbimin. Ajo që po them është që nuk pranoj të shantazhohem dhe nuk do të ketë biletë 700 lekë. Jam gati të diskutoj mënyra se si rritja e shërbimit do përkthehet në kompensim. Në këshill bashkiak, unë të paktën nuk do çoj një propozim për rritje çmimi. Do pres që të dëgjoj nga specialistët e bashkisë se sa arsyetojnë ata që është realisht e kontabilizueshme kjo situatë dramatike e tyre. Nëse nga stafi i bashkisë që merret me çështjet e transportit, ne na rezulton që ka vend për t’u riparë atëherë sigurisht që do t’i afrohemi këshillit bashkiak por unë insistoj se duhet të ketë një kompensim, rritje të shërbimit, rritje të numrit të linjave, rritje të distancave dhe duhet të pranohet patjetër një biletim elektronik.

Veliaj bëri publik për herë të parë faktin se bashkia po punon për të hapur një ndërmarrje pastrimi të qytetit publike duke shprehur besimin se kjo kompani do të ketë një përformancë më të mirë se ato private.

“Ne do të bëjmë disa gjëra. Duke patur parasysh që si në situatën e autobusëve, ne situatën e bashkisë ne nuk kemi një plan B, ne do të krijojmë për herë të parë një komapni publike të mbledhjes së plehërave të qytetit të Tiranës të bashkisë së Tiranës sepse nuk kam ndërmend që çdo fundviti të jem peng i operatorëve të cilët thonë ose na jep këtë ose ne ta lamë shërbimin, se me autobusët ndoshta është më kollaj por të të lënë plehërat është një situatë e papëlqyeshme.  Kjo është arsyeja pse ne po shikojmë me disa ente të tjera publike, bashki ndërkombëtare dhe jemi në prag të finalizimit me një bashki ndërkombëtare që e bën shumë mirë këtë punë dhe e ka ruajtur publik këtë shërbim që të na mësojë edhe ne se si të krijojmë kompani publike.

Ne s’dimë të krijojmë kompani publike. Siç kemi futur agjencinë publike të parkimit, unë besoj që do të fusim koncepte se si edhe publiku kur ka një kryetar bashkie dhe një staf që di të administrojë, mund t’i kthejë fitimprurëse, pra jo vetëm privati është fitimprurës. Do sjellim një stil të ri menaxhimi, një mënyrë të re edhe në çështjet e plehërave. Ne do të fillojmë me një projekt pilot për të treguar nëse kjo kompani e bashkisë e bën ndoshta më mirë dhe më lirë se një kompani private? Jam pothuajse i bindur që do e bëjë më mirë dhe gradualisht çdo vit do të ketë një ekspansion. Nuk kam ndërmend të ngelem peng i askujt në këtë punë.”, tha Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dokumentari për “Epirin e Veriut”, reagon Athina: Të shqetësuar për sulmin e nacionalistëve shqiptarë
Drejtësia ndez ‘’alarmin’’. Levizje e takime negociatash: Rama takon Metën, Lu- Berishën dhe Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.020493984222412
array(1) { ["section"]=> string(128) "veliaj-gjobes-se-pd-se-i-ka-filluar-kamatvonesa-kryebashkiaku-shpjegon-nese-do-rritet-cmimi-i-biletes-se-transportit-urban-28430" }