Veliaj i bën reklamë kompanisë së naftës, sponsor i fushatës?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:52 06-05-2015 Veliaj i bën reklamë kompanisë së naftës, sponsor i fushatës?

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një ndeshje futbolli në një prej komplekseve të kryeqytetit dhe fotografitë i ka postuar në profilin e tij në Facebook. Ajo që vihet re është se Veliaj i ka bërë reklamë kompanisë së hidrokarbureve “Bolv Oil”, pasi emrin e kësaj kompanie e ka patur të stampuar në bluzën e veshur.

Ajo që nuk dihet është nëse kjo reklamë është aksidentale, apo Veliaj e ka kompaninë në fjalë sponsor të fushatës së tij. E nëse është kjo e dyta, atëherë Veliaj duhet të sqarojë opinionin se sa është paguar për këtë reklamë apo sa është shuma që kjo kompani ka vënë në dispozicion të fushatës së Erion Veliajt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036811113357544
array(1) { ["section"]=> string(65) "veliaj-i-ben-reklame-kompanise-se-naftes-sponsor-i-fushates-10532" }