Veliaj i dorëzon Jahjagës “Çelësin e Qytetit”: Të rritet bashkëpunimi Tiranë-Prishtinë

Publikuar tek: politike, më 16:59 10-09-2015 Veliaj i dorëzon Jahjagës “Çelësin e Qytetit”: Të rritet bashkëpunimi Tiranë-Prishtinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti pasditen e sotme Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”. Në takim, biseda mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentes Jahjaga u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj e siguroi Presidenten Jahjaga për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi eksperiencave midis të rinjve.

Ndërsa falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen, Presidentja e Republikës së Kosovës u shpreh se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të fokusohen edhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qyteteve.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi për krijimin e mundësive për parketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidentja e Kosovës flet në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë aty por...jo Rama
Rama niset në Gjermani pas seancës, Balla: Ndryshoi axhendën »
Article Logic
Execution time: 0.042335033416748
array(1) { ["section"]=> string(89) "veliaj-i-dorezon-jahjages-celesin-e-qytetit-te-rritet-bashkepunimi-tirane-prishtine-20478" }