Veliaj i jep komshiut të Lul Bashës legalizimin dhe i thotë: Komshijtë s’i ndërrojmë, por votën po

Publikuar tek: politike, më 09:03 23-05-2015 Veliaj i jep komshiut të Lul Bashës legalizimin dhe i thotë: Komshijtë s’i ndërrojmë, por votën po Erion Veliaj gjate shperndarjes se legalizimeve me Artan Lamen e banore te zones diten e sotme

Komshiu i kreut aktual të PD Lulzim Basha, Teki Doko, ishte sot në ceremoninë e marrjes së certifikatave të pronësisë që Erion Veliaj dhe Artan Lame shpërndanë në njësinë 8.

Ishte Bledi Nallbani, një tiranas i vjetër, e që po punon fort për socialistët, që e ka vënë në pah këtë fakt, kur thirri emrin për ti dhënë lejen e legalizimit.

“Nuk është punë politike kjo. Unë kam që në 2006 që pres për këtë letër. Kam 30 metra oborr. Në atë kohë e takova drejtorin  i cili më tha se nuk të takon se është në përdorim. Ishalla del ndonjë ligj” tha Tekiu me mikrofonin në dorë e duke marrë letrën. “Ja ku doli ligji. I falenderoj këta drejtorët që më erdhën këtu. Falenderoj Erion Veliajn. E gjithë lagja do kthejë”, vazhdon Tekiu.

“Teki të falenderoj shumë. Por ti e di si shkon kjo histori. Komshinjtë nuk i zgjidhim dot, por votën e zgjedhim. Komshijtë nuk i ndërrojmë dot, por votën e ndërrojmë” tha Veliaj duke e falenderuar. “Dy herë i kam shkuar Lulzim Bashës dhe më kapte për faqesh dhe me thoshte: akoma nuk e ke marrë? Turpi i botës, më ka kap dhe televizori. Që e kam shumë afër dhe e dinë të gjithë historinë” tha Tekiu duke dalë edhe këtë herë në televizor. 

Kandidiadati i i Tiranës Erion Veliaj ka qenë i pranishëm gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit në njësitë 4, 8 dhe 9 në kryeqytet. Veliaj tha se varka e SHQUP-it po mbytet, pasi e kanë braktisur dhe mbështetësit e saj.

“Kryetari i njësisë 8 kandidon i pavarur se nuk i’a hapi derën Bashkia e Tiranës. Kur nuk i’a hap derën kryetarit të vetë njësisë, për ça na duhet ky? Si ka mundësi që zonat që vuajnë më shumë  ku kanë marrë vota më shumë. Ka një zgjidhje falë votës së 21 qershorit”, tha Veliaj.

Sipas tyre në PD-ka garë ndërmjet njëri-tjetrit se kush do të jetë gjeli më i madh.

Veliaj tha se ndryshimi mes dy kampeve politike nuk qëdron tek "çështja se si dukesh i bukur apo jo, por është çështje zelli, njërit i hanë duart për punë e tjetrit për lekë”, tha ai.

Veliaj shtoi më tej se “Saliu  përçau gjeneratën e prindërve tanë” dhe u zotua se nuk do të lejojë përçarjen e gjeneratës së re. Ai i ftoi  qytetarët të majtë e të djathtë të votojnë pro tij, si zgjedhja e duhur për familjet e tyre dhe kryeqytetin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Heqja e barrierave ekonomike prioritet për rajonin
Lame: Do të legalizojmë 60 mijë subjekte të ndërtuara pas 2009 »
Article Logic
Execution time: 0.046328067779541
array(1) { ["section"]=> string(102) "veliaj-i-jep-komshiut-te-lul-bashes-legalizimin-dhe-i-thote-komshijte-s-i-nderrojme-por-voten-po-11779" }