Veliaj jep alarmin për përkeqësim të situatës: Shira tej normales, ja çfarë duhet të bëni

Publikuar tek: politike, më 13:34 05-01-2016 Veliaj jep alarmin për përkeqësim të situatës:  Shira tej normales, ja çfarë duhet të bëni Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj jep alarmin për përkeqësimin e situatës së motit. Veliaj tha se priten shira tej normales nga ora 14:00-19:00 dhe këshilloi të gjithë qytetarët të shmangin lëvizjen me makina gjatë këtij orari për të shmangur trafikun e për t’i dhënë kështu mundësi punonjësve të bashkisë të punojnë.

“Priten shira tej normales nga ora dy deri në orën shtatë  të darkës. Këto janë gjëra që ndodhin në çdo vend të botës, anglia... gjysma e Neë york-ut tani që flasim është nën ujë, rreshjet do sjellin problematika”, tha Veliaj nga terreni teksa inspektoi punimet e Unazës së Madhe.

“Janë 800 punëtorë të kanalizimeve në terren, shërbimet zjarrfikëse. Telefononi në numrin 128 për situata emergjente, jo ankesa. Këtë nuk mund ta parandalojmë por mund ta parashikojmë. Do jemi në lartësinë e detyrës”, tha Veliaj ndërsa këshilloi banorët të rrinë larg shtretërve të lumenjëve e zonave me rrezikshmëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri komenton dorëzimin e Esat Dushajt: ‘’Qofshin dorëzohen vetë, qofshin kapen nga policia, e ku ka më mirë?!’’
Haxhinasto dhe Veliaj inspektojnë punimet për Unazën e Re: Probleme me shpronësimet »
Article Logic
Execution time: 0.019318103790283
array(1) { ["section"]=> string(93) "veliaj-jep-alarmin-per-perkeqesim-te-situates-shira-tej-normales-ja-cfare-duhet-te-beni-29202" }