Veliaj, kafe me Fugën e Hoxhën për zgjedhjet, mungon kryetari i Tiranës Sajmir Tahiri

Publikuar tek: politike, më 09:55 19-04-2015 Veliaj, kafe me Fugën e Hoxhën për zgjedhjet, mungon kryetari i Tiranës Sajmir Tahiri

Erjon Veliaj, kandidati i PS për Tiranën, Endri Fuga, drejtori i komunikimit të kryeministrit për median, si dhe Ergys Hoxha, drejtor i Antikorrupsionit në kryeministri, ishin në kafe paraditen e sotme në Tirana International rreth orës 10 paradite.

Gazetari ynë që ishte në terren dhe pa tre funksionarët thotë se ishin duke diskutuar për strategjinë e zgjedhjeve në Tiranë.

Por më e çuditshmja në këtë rast, është fakti se diskutohet strategjia e zgjedhjes nga ana elektorale, dhe nga ana mediatike, e ndërkohë kryetari i PS së Tiranës mungon në këtë takim. Madje, u bënë tre ditë që Veliaj është shpallur zyrtarisht nga PS për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe akoma nuk është bërë një takim mes tij dhe Sajmir Tahirit si kryetar socialist.

Veliaj madje ka gjetur kohën të ulet në kafe me Luan Hajdaragën, një ikonë të orëve të para të socialistëve në 91, dhe me Pandeli Majkon, i cili ka qenë personazhi më i dashur për Bashkinë e Tiranës për socialistët tiranas, por nuk ka ende një takim mes tij dhe Sajmir Tahirit.

Dihet mediatikisht se Tahiri dhe Veliaj nuk kanë pasur marrëdhënie miqësore mes tyre. Madje ata kanë debatuar ashpër edhe në studio televizive. Tani pritet të shihet nëse Tahiri do të impenjohet me fushatën e Tiranës apo vendin e tij do ta zërë…Ergys Hoxha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artikull test aktiv vetem per administratoret e faqes, jo vizitoret
Partia Lëvizja e Legalitetit në negociata me PD, por edhe me plan rezervë »
Article Logic
Execution time: 0.022732973098755
array(1) { ["section"]=> string(88) "veliaj-kafe-me-fugen-e-hoxhen-per-zgjedhjet-mungon-kryetari-i-tiranes-sajmir-tahiri-9153" }