Veliaj: Kandidatët e PD-së, nuk mund të sjellin standard më të lartë se lagjet e kryetarëve me erë kanalizimesh

Publikuar tek: politike, më 09:42 07-06-2015 Veliaj: Kandidatët e PD-së, nuk mund të sjellin standard më të lartë se lagjet e kryetarëve me erë kanalizimesh

Kandidati Erion Veliaj gjatë takimit me banorët ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili këto ditë është riaktivizuar  me akuzat kundër  maxhorancës dhe specifikisht kundër bashkëshortes së  Veliajt. Megjithatë  Veliaj e ka  kometuar “rikthimin” e Berishës, si një dëshmi se SHQUP-i vazhdon të jetë i njëjtë, dhe theksoi se ai nuk ka ndërmen të merret me familjet e kundërshtarëve. Sipas tij, kandidatët  e djathtë nuk mund të sigurojnë standart më të mirë se lagjet e kryetarëve.

 “Standardin që kanë e sheh duke parë si jetojnë këta në lagjen e tyre. Te lagjia e “doktorit të madh”, erë kanalizimesh, shkollë me dy turne... një nga lagjet më të degraduara të Tiranës. E njëjta gjë edhe te lagjia e “doktorit të vogël”. Ndërsa, lagjia e Lulit me shtëpi të rrënuara. Nuk na duhen njerëz që nuk rregullojnë dot lagjen e tyre”, u shpreh Veliaj.

Veliaj premtoi se edhe  në zonat periferike do të investohet njësoj si në Tiranë. Ai shtoi se pavarësisht se programi i tij po kopjohet,  ai do të fitojë me rezultatin 24:0, duke u shprehur i bindur se do të fitojë në çdo njësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duma: Të rinjtë do përfitojnë shërbime falas me kartën e studentit
Rama-dibranëve: Investojeni votën në drejtimin e duhur. Deputeti: Krosi si gardh i shkulur, me zyrë në bashki e shtëpi në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.026471853256226
array(1) { ["section"]=> string(115) "veliaj-kandidatet-e-pd-se-nuk-mund-te-sjellin-standard-me-te-larte-se-lagjet-e-kryetareve-me-ere-kanalizimesh-12893" }