Veliaj kërkon Kosovën: Kam tre ditë që e thërras, t’më thotë “dal vivo” ç’mendon

Publikuar tek: politike, më 17:29 02-05-2015 Veliaj kërkon Kosovën: Kam tre ditë që e thërras, t’më thotë “dal vivo” ç’mendon erion Veliaj, kandidat i PS për Tiranën

Kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj ka ftuar në një debat të hapur kandidatin e PD Halim Kosova për t’i thënë drejtpërdrejt atë çfarë ai mendon. “Kërkoj ka tre ditë, të vijë doktor Halimi, megjithë respektin të më thotë dal vivo se ç’mendon ai. Nëse nuk do Halimi të vijë Luli, nëse nuk do Luli të vijë Saliu, nëse nuk do Saliu le të vinë të tre bashkë por dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë qytet”, tha Veliaj i cili gjithashtu e akuzoi kandidatin kundërshtar se “prodhon montazhe televizive”.

"Më tha dikush: 'Pse lodhesh kot o Erion, ti e ke të fitume, pse vjen në takime? Futi një kasetë si kandidati kundërshtar, prodho një film ç’a lodhesh kot'. Por ne do takojmë çdo qytetar sepse ne kemi marrë një vendim. Sepse parimi ynë është ky: Nëse edhe fushatën e bëjmë me hile, e montojmë... sigurisht që do e bësh me hile punën. Po ne nuk e bëjmë këtë se ne nuk jemi me gjasme jemi prej vërteti”, u shpreh Veliaj i cili theksoi se nëse vjen në krye të bashkisë do punojë pa pushim.

“Do jem në punë të shtunë e të dielë, me tre turne dhe duke pasur një kryetar bashkie me kohë të plotë kemi të drejtë t'i kërkojmë punonjësve të punojnë me kohë të plotë”, shprehu kandidati i PS pas ankesës së një banoreje për punonjësit e pastrimit që sipas banores nuk punojnë aq sa duhet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nikolla: Nuk pushoj së foluri për Erionin. E kam adhuruar, Erioni lë gjurmë, troket në çdo zemër
Zbulohet posteri elektoral i Grida Dumës »
Article Logic
Execution time: 0.01921820640564
array(1) { ["section"]=> string(82) "veliaj-kerkon-kosoven-kam-tre-dite-qe-e-therras-t-me-thote-dal-vivo-c-mendon-10237" }