Veliaj: Kopshti zoologjik është kthyer “Spaçi i kafshëve”

Publikuar tek: politike, më 11:17 01-06-2015 Veliaj: Kopshti zoologjik është kthyer “Spaçi i kafshëve”

Kryeministri Edi Rama dhe kandidati i majtë për Tiranën, Erjon Veliaj kanë prezantuar  projektet për ringritjen e Parkut Olimpik dhe kopshtit zoologjik të Tiranës.

“Në këtë park do të gjejnë hapësirat e tyre dashamirësit e sportit dhe federatat, që në 25 vjet kanë jetuar nëpër skuta, pa pasur një zyrë dinjitoze ku të mund të zhvillojnë punën e tyre dhe të përfaqësohen me dinjitet.” , u shpreh Rama.

Ndrësa kandidati Veliaj  duke iu referuar kandidatit të djthathtë Kosova , theksoi sërish se fushta elektorale nuk është për të treguar barcaleta. Ai ka prezantuar planet për ristrukturimin e kopshtit zoologjik, që sipas tij degradoi për shkak të  keqmenaxhimit nga bashkia.

“Nuk besoj që për fëmijët dhe prindërit e tyre ka surprizë më të bukur sot, më 1 qershor, sesa prezantimi i projektit për kopshtin zoologjik. Të gjithë e dimë se çfarë degradimi kanë pësuar administratat e bashkisë në 4 vitet e fundit, që e kanë lënë këtë kopsht në mëshirë të fatit. Siç më tha një i përndjekur, ky kopsht është “Spaçi i kafshëve”. Menjëherë pas 21 qershorit, ne do të shpallim një konkurs ndërkombëtar, me arkitektët më të njohur, për ndërtimin e kopshtit zoologjik të Tiranës. Ne do ta integrojmë atë me kopshtin botanik dhe Parkun e Liqenit”, kau shpreh  Veliaj.

Rama ju ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të bëjnë zgjdhjen e duhur me 21 qershor. Ai ka ripërsëritur sloagnin se  gratë duhet të bjnë një rrugë e dy punë në ditën e votimit, të hedhin votën për Erion veliajn si kryetar bashkie , në mëyrë që të mund të kenë një gjinekolog.

"Më 21 Qershor votoni kryebashkiakun që ju mungon, votoni Erjon Veliajn. Në këtë mënyrë qyteti do të ketë kryebashkiakun që i duhet, ndërsa Tirana do të ketë edhe një mjek gjinekolog që i shërben grave dhe nënave të qytetit prej shumë vitesh.Dr. Halim Kosova ka vendin që i takon, në profesionin që ushtron prej vitesh, ndaj mos e çoni votën dëm", theksoi Rama.

Në këtë event kanë qenë të pranishëm edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe ai i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halim Kosova i'u shpërndan dhurata fëmijëve më 1 Qershor
Spoti elektoral i Kosovës brenda zyrës: S’jam politikani tipik, por ndoshta për këtë kemi nevojë »
Article Logic
Execution time: 0.0043570995330811
array(1) { ["section"]=> string(60) "veliaj-kopshti-zoologjik-eshte-kthyer-spaci-i-kafsheve-12387" }