Veliaj kundër rritjes së çmimit të biletave: Nuk është negociatë me terrorista, 70 lekë nuk bëhet

Publikuar tek: politike, më 15:31 22-12-2015 Veliaj kundër rritjes së çmimit të biletave: Nuk është negociatë me terrorista, 70 lekë nuk bëhet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë hapur kundër kërkesës së shoqatës së autobusave për rritjen e çmimit të biletave deri në 70 lekë.

Veliaj është shprehur se e njeh realitetin në urbanët e qytetit dhe se kërkesat për rritjen e çmimit të biletave është absurd dhe jo rracional.

“Unë iki vetë me autobus dhe nuk e njoh situatën me shpresa por nga realiteti. Nuk mendoj se është normale të kërkosh rritjen e biletës në 70 lekë pasi është më shumë se dyfishi i çmimit aktual. I kuptoj ankesat dhe të gjitha problemet që ata kanë pasur me kryebashkiakun e kaluar. Por, kërkesat e tyre janë absurde dhe jo rracionale dhe ta harrojnë sa të jem unë kryebashkiak se bileta do të bëhet 70 lekë. Nuk është kërcënim por besoj gjithashtu se kjo situatë nuk zgjidhet me ultimatume. Kjo është njësoj si të ngecioshë me terrorista, o kaq o rashë e vdiqa. Nuk është kulturë civilizuese kjo”, tha Veliaj.  

Lidhur me gjobën e vendosur ndaj Partisë Demokratike, Veliaj ka theksuar se tashmë ka nisur numërimi i kamatës dhe për çdo ditë që kalon ajo rritet me nga 2%.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekoratat, titujt e nderit dhe medaljet, ja cilëve komunistë do t’u hiqen
Lëvizja Mjaft numëron premtimet e pambajtura të Ramës, nga 27 janë përmbushur plotësisht vetëm 4 »
Article Logic
Execution time: 0.024581909179688
array(1) { ["section"]=> string(101) "veliaj-kunder-rritjes-se-cmimit-te-biletave-nuk-eshte-negociate-me-terrorista-70-leke-nuk-behet-28347" }