Veliaj lë ministrinë: Stafi im, si "Formula Uno"

Publikuar tek: politike, më 16:32 30-04-2015 Veliaj lë ministrinë: Stafi im, si

Ministri në ikje i ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, ka falënderuar sot të gjithë anëtarët e ekipit të tij, gjatë ceremonisë së largimit.

Për Veliajn, puna e këtyre dy viteve ka qenë puna më e bukur në botë.

“Ju falënderoj për një shpejtësi spektakolare të punës së bërë. Ekipi ynë ka funksionuar si "Formula Uno" dhe kemi vendosur një rekord të ri”, tha Veliaj gjatë fjalës së tij.

Erion Veliaj u shpreh se politika e ka përdorur rininë si fasadë. Ai tha se në krye të Bashkisë Tiranë do mbështesë çdo projekt për rininë dhe do kthehen sa më shumë pika bastesh dhe “strip-clube” në qendra rinore.

Veliaj njoftoi se i ka dorëzuar kryeministrit Rama dorëheqjen dhe nga sot nuk është më pjesë e qeverisë.

“Të sigurohemi që Bashkinë e re të mos ta kthejmë në një strehë për gangsterët, një bashki qe prej kohësh është transferuar te SHQUP-i. Bashkia e Tiranës nuk do të japë më leje abuzive ndërtimi”, tha Veliaj duke u shprehur se për Bashkinë e Tiranës do ndjekë modelin e Niko Peleshit për qytetin e Korçës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Kush po e ndjek Saliun? Jo unë, por ju që qeverisni si ai
Balla: Nuk i kërkojmë dot shenjat e gishtërinjve Kosovës, çfarë nuk ka prekur me to »
Article Logic
Execution time: 0.021447896957397
array(1) { ["section"]=> string(50) "veliaj-le-ministrine-stafi-im-si-formula-uno-10095" }